Flash

"Darka e fundit" në Dubai

Lapsi.al 10 January 2021
"Darka e fundit" në Dubai

Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në shoqërinë e dy ministrave dhe eksponentëve të rëndësishëm të rilindjes.

Gjithçka dukej sikur ishte përgatitur për të bërë zhurmë. Vendodhja: Dubai. Restoranti: ai i Nusretit të famshëm. Periudha: në kulmin e përmbytjeve. Konteksti: biznesmenë e politikanë që festojnë së bashku në kulmin e akuzave, kur ky kabinet po përflitet gjithandej si qeveria e oligarkëve.

Ky koktej molotov ishte i mjaftueshëm për ti vënë flakën rrjeteve sociale. Dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje nga ato të cilat mbahen shënim në historinë e një vendi. 

Pasi, ndonëse asnjë nga mediat e mëdha, apo më pak të tilla, nuk foli për këtë histori, qeveria u detyrua të japë shpjegime. Ajo sqaroi se të ftuarit ishin aty për punë, në kuadrin e një projekti rindërtimi, ndërsa vetë Rama, mori mundimin të përgjigjej në Facebook, se ministrat e tij e kishin të ndaluar të shkonin me pushime jashtë, ndaj kjo përrallë me "gjellë pasanikësh" ishte e pavlerë.

Në fakt, alibia e qeverisë ishte pak bindëse.

Nga pamjet dukej qartë se festa ishte organizuar nga biznesmeni Samir Mane, dhe ministrat Ahmetaj, Balluku, apo zyrtarë si Mazniku dhe Fuga kishin pak lidhje me njëri- tjetrin, në projektin që pretendohej se merrnin pjesë. 

Çdo mendje normale e ka të pamundur të përtypë se ata gjendeshin sëbashkëu duke punuar për rindërtimin.

Fjala vjen, pse duhej të ishte aty zv/kryetari i bashkisë Tiranë, kur projekti i rindërtimit do bëhej në Durrës? Ç'lidhje ka zëdhënësi i kryeministrit me këtë proces? Apo për të shoqëruar gazetarët e tv-ve që gjendeshin në Dubali dhe që u informuan gjithashtu për këtë festë nga facebook-istat e Tiranës?

Në këtë kuptim, alibitë e zyrës së propagandës qeverisë nuk kanë asnjë vlerë.

Për faktin e thjeshtë se ato nuk arrijnë ti mbushin mendjen askujt. Jo sepse pretendimi që thotë kryeministria mund të mos jetë i vvërtetë. As sepse ministrat mund të mos kenë qenë të ftuar për punë. 

Por, për një arsye krejt tjetër që e kapërcen fabulën e një feste në një restorant të famshëm të emirateve.

Ato pak sekonda që u përhapën me shpejtësi rrufeje në rrjet, që u transformuan në dhjetra meme, që u mveshën me audion e recitimit të Reshat Arbanës, që gumëzhinë me mijra komente dhe që e detyruan kryeministrin të prishte të dielën për tu përgjigjur, qenë tejet simbolike. 

Ato ishin dëshmia e asaj që mendojnë të gjithë, lidhjeve okulte mes bisznesit dhe politikës. Ato qenë prova e moskokçarjes apo indiferencës së "shërbëtorëve" tanë ndaj fatkeqësisë së një vendi të përmbytur nga ujrat. 

Mënyra se si ato u përhapën, forca më të cilën ato u ripostuan, ishte një tregues i qartë se realiteti që perceptojnë shqiptarët nuk është as ai që i kumton qeveria mes kronikave të përgatitura, as temat për të cilat zgjedhin ti "informojnë" mediat. 

Prandaj qeveria, vendosi të lëshojë sqarim publik dhe Kryeministri të reagojë personalisht. Ata kuptuan se sado që të kesh nën kontroll gjithë kastën, mjaftojnë disa sekonda imazhe që gjithë propaganda të bëhet shkrumb e hi. 

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në Dubai me Rilindjen është e ngjashme me historinë e vallzimit të Nanos dhe Xhoanës në një buzuk grek, kur vendi ishte në zi kombëtare. 

Atëhere, ish-kryeministri nuk i kishte nën kontroll gjithë mediat e mëdha dhe mjaftoi një kronikë në një TV kombëtar, që imazhi i tij të shembej. 

Sot Edi Rama i ka vënë në thundër të gjitha ekranet, por fatmirësisht jetojmë në kohën e rjeteve sociale. Dhe për Dubain shpërthyen si rrallëherë ato. Jo thjeshtë se u konsumua një darkë te Nusreti, por mbi të gjitha si revoltë, kundërshtim dhe neveri për fabulën që u tregohet nga kasta.  

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Si negociuam me Greqinë për detin

Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientohem gjithnjë nga deti. Ndonëse në kontekstin britanik, edhe për shkak të komonuelthit, kjo nënkupton ...

17:45

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një eksperimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Koso...

15:01

Shtatë sekrete nga një vit i mbrapshtë

Një shtëpi letre. Një grup gënjeshtrash që ne i kemi pranuar në mënyrë të pavetëdijshme. Kështu duken siguritë tona gjatë krizave të thella. Episode të tilla na...

12:46

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapi në befasi partinë më të madhe që i prin koalicionit qeverisës, LDK-në. Këtë nuk e ...

17:32

Pse Kosova ka ende shpresë

Një lajm i mirë, që do ishte i paimagjinueshëm këtej në anët tona, ka ardhur nga Prishtina. Drejtësia i ka ndërprerë jetën një qeverie të paligjshme e cila qënd...

13:27

Protesta që tronditi kastën e Tiranës

Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë m...

14:31

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

17:03

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI