Flash

Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Lapsi.al 6 January 2021
Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit
Sot në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve, e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat. Lexo me tej:

Erdogan me Ramën: Zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të dobishme për shqiptarët

Përpos ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit. Nuk do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme. Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan? Por, pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur, asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur. Sepse dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë. Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime kapitale në Turqi (shkrimi poshte). Ne po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit. Tirana është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të martirëve të një puçi të pavërtetuar. Komuniteti musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja. Shteti ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të tij.

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

Prandaj, çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Si negociuam me Greqinë për detin

Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientohem gjithnjë nga deti. Ndonëse në kontekstin britanik, edhe për shkak të komonuelthit, kjo nënkupton ...

17:45

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një eksperimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Koso...

15:01

Shtatë sekrete nga një vit i mbrapshtë

Një shtëpi letre. Një grup gënjeshtrash që ne i kemi pranuar në mënyrë të pavetëdijshme. Kështu duken siguritë tona gjatë krizave të thella. Episode të tilla na...

12:46

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kapi në befasi partinë më të madhe që i prin koalicionit qeverisës, LDK-në. Këtë nuk e ...

17:32

Pse Kosova ka ende shpresë

Një lajm i mirë, që do ishte i paimagjinueshëm këtej në anët tona, ka ardhur nga Prishtina. Drejtësia i ka ndërprerë jetën një qeverie të paligjshme e cila qënd...

13:27

Protesta që tronditi kastën e Tiranës

Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë m...

14:31

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

17:03

T'i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat korruptohen për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bë...

14:14

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI