Flash

"Do të vazhdoj angazhimin tim për Shqipërinë"/ Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës

Lapsi.al 5 January 2021
"Do të vazhdoj angazhimin tim për Shqipërinë"/

Në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, Ministri i Jashtëm i dorëhequr, Gent Cakaj deklaroi se gjatë dy viteve në krye të kësaj ministrie, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë. Po ashtu, Cakaj shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

“Kemi bërë punë shumë të vështira. Tërmeti dhe pandemia cënuan punën e diplomacisë. Ne kemi bashkuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Prishtinë, kemi nënshkruar marrëveshje me një komunë në Preshevë. Kemi bërë gjithçka për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Kemi mbështetur arsimin në Mal të Zi e në Serbi.”, tha Cakaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta për veriun dhe qëndrën ndersa zonat jugore do kenë më shumë kthjellime. Mesdi...

07:20

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI