Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar sërish se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij. Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, lideri i opozitës ka shfaqur premtimet e kryeministrit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri. Në video thuhet se Rama nuk i ka mbajtur premtimet dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet nga qeverisja e vendit.
Po ashtu ai thekson se Partia Demokratike është alternativa që i duhet vendit, ndërsa shton gjysma e familjeve jetojnë në varfëri dhe se Shqipëria do të përballet me krizë urie nëse kjo situatë nuk ndalet.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet e përditshme dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha”.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/RAMA.mp4"][/video]