Flash

Masat antiCovid/ Sot dita e fundit e orës së re policore, nga nesër kufizimi i lëvizjes fillon në 22:00

Lapsi.al 4 January 2021
Masat antiCovid/ Sot dita e fundit e orës së re policore, nga

Rregullat e reja të vendosyra nga Komiteti Teknik, për orën policore në 20:30 do të zbatohen edhe ditën e sotme. Duke filluar nga nesër iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet do të hapen në orën 06:00-22:00.  Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore. Para...

07:18

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI