Deklarata e fortë e Besa Shahinit për racizëm ndaj kosovarëve në Shqipëri
Në fakt, flurudha e tyre e shpejtë në politikën e Tiranës tregoi se kjo tezë nuk qëndronte. Nëse është e vërtetë se Besa Shahini dhe Gent Cakaj mbetën si mish i huaj për socialistët apo nuk u pranuan prej tyre, nëse u akuzuan dhe anatemuan ndoshta më shumë se ç’e meritonin, kjo vështirë të ketë pasur lidhje me origjinën prej nga vinin. Refuzimi ndaj tyre, sipas të gjitha gjasave, ka të bëjë me përdorimin si vegla nga ana e Edi Ramës. Ai i afroi në një kontekst të caktuar, jo për meritat e tyre në diplomaci dhe arsim, por për shkak të planeve rajonale që pati hartuar me Vuçiçin. Ai i largoi po njësoj, jo se kishin dështuar në ministritë përkatëse, por se nuk i duheshin më në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Pra edhe fillimi i beftë i punës edhe largimi surprizues nga ministria e arsimit dhe ajo e jashtme, përbëjnë dy momente kyçe që tregojnë se përse edhe Genti edhe Besa mbajtën mbi supe më shumë fshikullime sesa meritonin: për faktin e thjeshtë se ata nuk u perceptuan dot si ministra të republikës por si kukulla të qëllimeve okulte të shefit. Dhe kjo është e mjaftë që kritikat ndaj tyre të mos përdoren aspak si argumenta të ekzistencës së antikosovarizmit. Por, nëse duhet me patjetër ta lidhim këtë histori me raportin e trazuar mes dy pjesëve të kombit, mund të thuhet tjetër gjë: mund të konkludohet se eksperimenti pervers i Edi Ramës, me reagimet e natyrshme që shkaktoi, ishte vërtet një shtysë për ta parë më shtrembër njëri - tjetrin. ©Lapsi.al