Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Historia/ Si dolën krah Ramazan Rrajës, Edi Rama, Taulant Balla dhe Ardi Veliu

Lapsi.al 22 December 2020
Historia/ Si dolën krah Ramazan Rrajës, Edi Rama, Taulant Balla dhe

Në komentin për shqiptarët që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Belgjikë, Holandë e Gjermani, Der Spiegel raportoi se pjesë e rrjetit ishin edhe disa nga bosët më të mëdhenj të drogës në Europë, por pa specifikuar emra.

Mes 6 shqiptarëve të arrestuar ishin edhe dy nipat e deputetit socialist Rrahman Rrajës, Fjoralbi dhe Ramazani. Emri i këtij të fundit risjell në vëmëndje një histori që tronditi pushtetin e socialistëve dy vite më parë.

Bëhet fjalë për historinë e Xhisiela Malokut dhe të policit, Emiljano Nuhu. E para, e dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS. I dyti, polici që u kërcënua nga kriminelët dhe nga pushteti kur provoi të regjistronte kallëzimin penal.

https://www.youtube.com/watch?v=eDuILNCjd9A&feature=emb_title

Pas arrestimit të Ramazan Rrajës, polici Emiljano Nuhu ka dhënë një intervistë në abcnews për të kujtuar se operacioni në Belgjikë dhe në Gjermani është konfirmim i akuzave që ka bërë ai ndaj familjes Rraja. Por akuzat e tij, polici ia kishte dërguar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Më shumë se dy vite më parë e kam lajmëruar. Kam dërguar 2 emaile, një në datë 3 gusht dhe një në datën 14 gusht. Kur dërgova të parin nuk mora reagim mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm. 

Informacioni ka qenë për këtë grup kriminal, këtë familje mafioze që kryente kultivim dhe trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës" tha Nuhu.

Duke qenë se duhej të regjistronte kallëzimin për djalin e deputetit, Nuhu e pa veten në një sulm të vazhdueshëm nga fisi Rraja, që sipas tij ndihmoheshin edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Mes të tjerash ai foli për një takim kur është kërcënuar nga Ramazan Rraja, pikërisht njeriu që u kap në operacionin Atos në Belgjikë, si pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë.

Nuhu tregoi se Ramazanin e kishte takuar në Tiranë. Ai i kishte thënë se "ligjin në Krujë e bënin ata dhe nëse donin mund të shkrinin edhe Komisariatin e Krujës".

https://lapsi.al/2018/10/01/ligjin-e-bejme-ne-e-shkrijme-komisariatin-si-u-kercenua-polici-nuhu-nga-nipat-e-deputetit/

Kërcënimet, Emiljano Nuhu i ka raportuar pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet dy email-eve, por nuk mori kurrë përgjigje nga ai.

Në këtë letër, Nuhu i përshkruante nipat e deputetit Rraja si "Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale".

https://lapsi.al/2019/11/05/profil-i-redjan-rrajes-nga-vrasja-e-elton-cicos-te-xhisiela-ngjarjet-e-bujshme-ku-eshte-perfshire/

"Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës" shkruante polici, pa e ditur se nga drejtuesi i policisë së shtetit nuk do t'i vinte asnjë mbrojtje.

https://lapsi.al/2018/09/29/letra-e-plote-emiljano-nuhu-informoi-ardi-veliun-per-kercenimet-e-rrahjave/

Por çfarë ndodhi kur ai denoncoi në media mbështetjen politike që kishin Rrajat?

Menjëherë u vu nën shënjestrën e mazhorancës socialiste që nisi ta përshkruajë si një horr dhe si një njeri që kishte gënjyer me qëllim përfitimin e azilit politik jashtë vendit.

“Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri” ishin fjalët e Edi Ramës në lidhje me Emiljano Nuhun, që përveç të tjerash i kishte shërbyer policisë së shtetit në disa aksione si i infiltruar kundër grupeve kriminale.

https://lapsi.al/2018/09/30/edi-rama-e-quajti-horr-por-shikoni-certifikaten-e-sigurise-trajnimet-e-osbe-pameca-shba-per-emiljano-nuhun/

Pasi u largua nga Shqipëria, Nuhu u hetua nga prokuroria për shkak të një denoncimi nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha publikoi fotot e tij jashtë vendit, ndërsa ishte në shoqërinë e ish policit tjetër Dritan Zagani, në pritje të përgjigjes për azil.

Lexo edhe: Foto e ish policëve në arrati, Zagani- Artan Hoxhës: I çove lajm trimave për Emiljanon!

Rasti i Emiljano Nuhut është i dyti, pas atij të Dritan Zaganit, kur ndodh që policët përplasen me njerëz të krimit dhe jo vetëm lihen në baltë, por edhe sulmohen në mënyra nga më të ndryshmet, që akuzat e tyre të minimizohen. Nuhu u konsiderua "një horr", një njeri "në shërbim të opozitës" apo një polic që "kishte sabotuar hetimet" për të përfituar azilin politik nga krerët e pushtetit socialist, të cilët duke sulmuar atë, i dolën në krah Ramazan Rrajës që e kishte kërcënuar policin në mënyrën e tij.

U desh të kalonin dy vite, që nga një operacion i shërbimeve të huaja, të konfirmohej rrezikshmëria e njerëzve që pati përballë Emiljano Nuhu dhe në anën e të cilëve u rreshtua edhe kryeministri Edi Rama, edhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI