Flash

Diplomacia e vaksinës/ Vuçiç, furnizim nga Pfizer, Rama dhe të tjerët në pritje

Lapsi.al 21 December 2020
Diplomacia e vaksinës/ Vuçiç, furnizim nga Pfizer, Rama dhe

Përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të siguruar vaksinën e Pfizer nuk i dhanë rezultatet qw priteshin, pavarësisht se ai udhëtoi personalisht për të takuar drejtuesit e kompanisë në New  York. Gjatë kohës që ishte në SHBA, Rama takoi drejtuesin e kompanisë prodhuese dhe solli edhe një foto nga takimi informal.

Posted by Edi Rama on Wednesday, 9 December 2020

Ka disa ditë që Rama është kthyer nga SHBA dhe autoritetet shqiptare i mbeten deklaratave se shpresat janë tek platforma COVAX. Një burim pranë kryeministrisë tha për Lapsi.al se Rama ishte përgatitur të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe në fillim të kësaj jave, por izolimi për shkak të mutacionit të ri të Covid-19 e ka detyruar të anullojë udhëtimin. Shpresat mbeten tek platforma COVAX ku vendi ynë ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

Por çfarë po ndodh me vendet e tjera të rajonit?

Serbia ka njoftuar se pret që dozat e para të vaksinës të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech të mbërrijnë këtë javë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se: "Vaksinimi është i një rëndësie jetike. Unë besoj se do ta kemi vaksinën e Pfizer për pak ditë” . Më pas, Vuçiç ka premtuar se shumë shpejt do të ketë edhe vaksinën kineze dhe më pas amerikanen “Moderna”.

Agjensia serbe ka porositur 20 mijë 475 doza, por 5 mijë dozat e para pritet të mbërrijnë këtë javë, sipas Ministrit serb të Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, që ka folur në një deklaratë në 18 Dhjetor.

Maqedoninë e Veriut, njësoj si Shqipëria pret që vaksina të mbërrijë nga Covax. Maqedonia e Veriut ka porositur rreth 400 mijë vaksina. Por ndërkohë është duke negociuar me Pfizer për 400 mijë doza të tjera. Shpresat janë edhe në një marrëveshje me Greqinë për t'u furnizuar me vaksina kundër Covid.

Edhe shpresat e Malit të Zi janë tek Covax. Qeveria malazeze ka porositur 248 mijë dozave të vaksinës, të mjaftueshme për 20% të popullsisë.

Kosovë, zyra e OBSH tha se vaksina nuk do të mbërrijë deri në pranverën e vitit 2021, diku në fillim të Prillit. Edhe Kosova ka paguar kaparin për COVAX dhe është në pritje.

Turqia pret që vaksinat e para të mbërrijnë nga Kina. Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahretin Koca tha se vaksinimi do të nisë në javën e fundit të dhjetorit, apo në ditët e para të Janarit. “Vaksina nga Kina vjen për pak ditë dhe do të ketë një proces që do të zgjasë disa ditë” tha Koca në 20 Dhjetor. Turqia ka porositur 50 milion doza nga kompania kineze CoronaVac, por paketa e parë do të jetë prej 3 milion dozash. Qeveria turke ka deklaruar se është gati të blejë edhe vaksina nga Britania e Madhe, por data e mbërritjes së tyre nuk është konfirmuar ende.

Rumani, presidenti Klaus Johanis ka thënë se dozat e para të vaksinës pritet të vijnë në intervalin mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në këtë kohë do të jenë 10 mijë doza që do të shpërndahen fillimisht për të moshuarit dhe për mjekët. Nga Janari, më pas pritet që vaksinat të vijnë në paketa prej 100 mijë dozash në javë.

Bulgaria pret që vaksinat e para do të mbërrijnë në 25 Dhjetor, ose sapo autoritetet europiane të japin aprovimin ka thënë shefi i Inspektoriatit të Shëndetit Angel Kunchev.

Kroacia është gjithashtu në pritje të vaksinës. Drejtori i Institutit Kroat të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, tha se 9 mijë e 200 doza do të mbërrijnë si pjesë e planit të BE për vaksinimin kundër Covid-19. Gjithsej Kroacia ka porositur 5.6 milion doza nga prodhuesit në bazë të marrëveshjeve të rregulluara nga BE, përfshirë këtu një milion doza nga Pfizer.

Bosnja Hercegovina ka porositur 1 milion e 200 e 30 mijë doza të vaksinave në platformën COVAX, por përveç tyre ka porositur edhe një sasi tjetër nga Rusia për vaksinën Sputnik V, që pritet të mbërrijnë në shkurt.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI