Flash

Kukullat e SPAK që ambasadorët na i shesin si heronj

Lapsi.al 20 December 2020
Kukullat e SPAK që ambasadorët na i shesin si heronj
Fiks në të njëjtën ditë që prokuroria lokale e Dibrës shpalli përpara publikut varrosjen e së vërtetës për manipulimet zgjedhore të dosjes së famshme 184, SPAK përkujtoi me pompë një-vjetorin e tij.  Institucioni më i ri i reformës në drejetësi, që është vizatuar nga arkitektët e tij dhe ambasadorët që e mbështesin si shpresa për goditjen e pandëshkueshmërisë në këtë vend, paraqiti një bilanc të sukseseve që prej themelimit e deri sot.  Përmes një deklarate, SPAK renditi një sërë statistikash qesharake dhe u zotua para publikut shqiptar se do të vazhdonte në këtë rrugë. Por festën propagandistike të inspiruar nga padronët e tyre të vërtetë, e prishi çuarja në gjykatë e të akuzuarve për zgjedhjen e votave në Dibër.  Lexo më tej:

Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër

Mali i mbarsur kishte pjellë një mi.  Ndonëse në aktakuzë pranohej shitblerja e votës, aktorët e saj nuk do të dërgoheshin para gjykatës, sepse u qe parashkruar afati 3 vjeçar i krimit të kryer.  Aty nuk figuronte asnjë nga personazhet politikë që patën shkaktuar “tërmetin” e vitit 2016, as ish ministri që i përdorte shefat e policisë si “ushtarë personalë”, për qëllime politike, as ata që dhanë urdhra për kërcënimin e mësuesve me heqje nga puna dhe as shefi i madh që dilte në përgjime duke pyetur ekzekutorin e manipulimit Arben Keshin: “A i realizuat objektivat”?  Pikërisht kjo dosje, e publikuar nga gjermanja BILD,  që u vu si një nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në, që e bëri shtypin ndërkombëtar të fliste për shtet gangster apo mafioz, sot mund të quhet e mbyllur. BILD: Shqipëria vend kaotik në duar gangsterësh Për këtë askush nuk kishte ndonjë dyshim.  Një drejtësi e vertetë as mund të bëhet dhe as mund të pretendohet nën thundrën e një regjimi. Por, ajo që është e rëndësishme të kuptohet këtu është dështimi spektakolar i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, sjellja e saj në vazhdën e paraardhësve të vjetër, të kapur politikisht. Sepse SPAK ka pasur rastin e artë ta hetonte një çështje si kjo, që përbën edhe thelbin e ekzistencës së vet. Dhe kjo mundësi iu dha në fillim të këtij viti, kur prokurorët e trembur të Dibrës e sollën dosjen në Tiranë. Por Arben Kraja dhe vartësit e tij, u sollën njësoj si Ardiatik Llalla që i kishte mbajtur për tre vjet përgjimet të pazbardhura dhe si Arta Marku e Donika Prela, që u munduan t'i varrosin ato.   Historia/ Fundi i paralajmëruar i “Dosjes 184” për vjedhjen e votave të Dibrës Duke luajtur me kleçka juridike si mungesa e një “grupi të strukturuar kriminal”, ata e hoqën këtë patate të nxehtë nga vetja. Ata e bënë këtë duke qenë të ndërgjegjshëm se paraardhësit e kishin dërguar në Dibër vetëm për të pasur një alibi pas publikimeve të BILD. Ata e bënë këtë duke e ditur mirë se kolegët e tyre të squllët lokalë i patën paralajmëruar se qenë në konflikt interesi dhe pamundësi fizike ta shqyrtonin këtë dosje. Por, edhe po ta marrësh me logjikën më bazike, taktika firkacake e tërheqjes së menderes që zgjodhi të bëjë SPAK, nuk qëndron.  Sepse është absurde të mendosh se një dosje, ku ai që ka bërë shitblerjen e votave komunikon me kryeministrin, ku ekzekutorët nxiten nga ministrat e rendit dhe të ekonomisë, ku pjestarë janë deputetë dhe personazhe të botës së krimit, e ku të gjithë bashkë, pas kryerjes së krimit, kërkojnë shpërblimin për punën e bërë, të mos hetohet nga SPAK.  Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild Kjo çështje, që as nuk morën mundimin ta lexojnë, por e kthyen me tmerr, brenda pesë ditëve, andej nga u erdhi, është njolla e pashlyeshme e turpit për Prokurorinë e Posaçme.  Ky institucion, i cili pretendohet se u ngrit për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të kthyer besimin e publikut tek drejtësia, për të përmbushur presionin ndërkombëtar dhe donacionet e tyre se këtu nuk ka më të paprekshëm, në ditën që iu dha ky shans, u soll në mënyrën më legene të mundshme.  Pas kësaj ishte e kuptueshme, se as prokurorët e ngratë të Dibrës nuk mund të bënin më shumë.  Ky përkim rastësish, që erdhi fiks në përvjetorin e parë të SPAK, tregon shumë për atë që po ndodh realisht me reformën në drejtësi. Ai ashtu sikurse iu shmang hetimit të dosjes së vjedhjes së votës, me po të njëjtën frikë po nguron të hetojë edhe skandalet financiare, që nga koncesioni i inceneratorëve e deri tek ato të shëndetësisë.  Prandaj, ndryshe nga ç’na predikojnë ambasadorët, të kërkosh të vërtetën nga prokurorët e posaçëm është si të bësh dashuri me kukulla plastike seksi. Ata të krijojnë vetëm iluzionin se reforma po funksionon. Dhe në fakt nuk ka se si të jetë ndryshe, sepse në një rend ku është shkatërruar demokracia, nuk mund të triumfojë drejtësia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Protesta që tronditi kastën e Tiranës

Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë m...

14:31

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

17:03

T'i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat korruptohen për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bë...

14:14

Disa rreziqe pas fitores së Biden

Fitorja e Joe Biden-it në garën presidenciale në SHBA është lajm i mirë. Më në fund shqiptarët nuk do të jenë aq të parëndësishëm për administratën amerikane, s...

17:18

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryemi...

15:56

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI