Flash

Kronologjia/ Si u shkërmoq "dosja 184" për vjedhjen e votave në Dibër

Lapsi.al 20 December 2020
Kronologjia/ Si u shkërmoq "dosja 184" për vjedhjen

Pak më shumë se katër vjet pas hapjes së saj, dosja 184 e vjedhjes së votave në zgjedhjet e lokale të shtatorit 2016 në Dibër është shfryrë me sukses.

Skandali i bërë publik përmes përgjimeve të gjermanes BILD, i cili u shndërua në një nga kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka arritur të shuhet nga pushteti i rilindjes dhe drejtësia e kontrolluar prej tij.

Lexo më tej:

BILD: Shqipëria vend kaotik në duar gangsterësh

Prokuroria lokale e Dibrës ku dosja u çua për tu varrosur, pasi krimi i kryer nuk u konsiderua si pasojë e një "grupi të strukturuar kriminal", ka shpënë para gjykatës vetëm katër fakirë. As nuk është hetuar fare për Edi Ramën, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Hulsi Manjën, Pjerin Ndreun që dilnin të kishin një rol aktiv në përgjime. Madje edhe ata, për të cilët prokuroria e Dibrës ka arritur në përfundimin që kanë blerë vota, nuk do të shkojnë para gjykatës, se tashmë ka skaduar afati 3 vjeçar që parashikon ligji.

Lapsi.al ka ribërë edhe njëherë kronologjinë e këtij mashtrimi të madh për të kuptuar se sa e lehtë është të tallesh me drejtësinë e re, njësoj si me të vjetrën.

11 Shatator 2016/ Në Dibër mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale pas shkarkimit të kryebashkiakut socialist Shukri Xhelili i cili ra pre e një videopërgjimi seksual. Situata ështe e tensionuar dhe palët politike përdorin te gjitha mjetet

1 Shatator 2016/ Në dy javët e fundit opozita vëren një mobilizim anti ligjor të aparatit shtetëtor, Në 1 shtator PD bën kallëzim penal për manipulimin e votave në Dibër, duke nisur hapjen e dosjes së famshme 184. Opozitës do ti mungonin më shumë se 4 mijë vota në krahasim me zgjedhjet një viti më parë.

8 Shtator 2016/ Prokurori i dosjes së sapo hapur Gentian Tërnova vë në përgjim mbi 20 persona të dyshuar se po merreshin me manipulimin e zgjedhjeve. Sikurse do merrej vesh me vonë në rrjetën e tij bien peshqit më të mëdhenj të mundshëm, duke filluar që nga kryeministri.

Qershor 2018/ Prokurori Gentian Trenova shkarkohet nga Vettingu, për parregullsi të vogla në blerjen e një apartamenti, pavarësisht se e gjithë pasuria e tij u gjet e justifikuar nga burime të ligjshme financiare. Pas publikimit të përgjimeve nga Bild, Kryeministri Rama e sulmoi atë në Twitter: "Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë".

Si u shkarkua nga vettingu prokurori që përgjoi kupolën socialiste në Dibër

Qershor 2019/ Tabloidi gjerman Bild publikon përgjimet audio të grabitjes së votave në Dibër. Bild që e quan Shqipërinë një “shtet Gangster” zbrardh bisedat mes Edi Ramës dhe një ish shefi policie që gjat periudhëz së zgjedhjeve punonte në ministrinë e rendit, ku ky i fundit i zotohet se po e realizonte objektivin. Aty dëgjohen edhe Saimir Tahiri, Hulsi Manja, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu që janë të përfshirë në blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe kërcënimin e mësuesve me vendin e punës në funkdion të zgjedhjeve.

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç’bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala…

Korrik 2019/ Pasi janë ndryshaur tre prokurorë dhe pasi nuk është bërë asnjë hetim me gjithë përgjimet spektakolare që gjendeshin në dosje, “184-a” merr një kthesë rrënjësore. Pasi ka votuar në mënyrë antikushtetuese Arta Markun si Kryeprokurore të përkohshme, kjo e fundit vendos gati tre vite pas hapjes së çështjes se dosja duhet të kalojë nga krimet e rënda drejt prokurorisë së Dibrës.

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Korrik 2019/ Vendimi për ta larguar këtë patate të nxehtë e cila ishte bërë publike pas zbradhjes së përgjimeve të BIRN u mor nga prokurori Klodian Braho i cili vendosi për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale nga “grupi i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar nga Arta Marku, kjo përcaktoi edhe juridiksionin e dosjes jashtë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Historia/ Fundi i paralajmëruar i “Dosjes 184” për vjedhjen e votave të Dibrës

Gusht 2019 / Prokuroria e Dibrës refuzoi disa ditë më vonë të marrë në dorëzim dosjen, duke pretenduar se prokurorët ishin në konflikt interesi me çështjen dhe se nuk kishin mjaftueshëm staf për ta përballuar atë. Ata kërkuan ndërhyrjen e ish-kryeprokurores Marku për ta kthyer çështjen te Krimet e Rënda, por pretendimet e tyre u konsideruan të pabazuara.

22 janar 2020 / E frymëzuar nga fakti se tashmë ishte ngritur SPAK dhe se reforma në drejtësi mund të jepte frytet e para prokuroria e Dibrës e ridërgon dosjen në Tiranë, me shpresën se tashme dyshjae kapur nga PS, Arta Marku Donika prela nuk do ta kthenin më pas atë. Prokuroria e Dibrës e ndërmer këtë akt duke e rikualifikuar dosjen ku imlikoheshin sferat më të larta të qeverisë si ‘grup i strukturuar kriminal’ gjë që nuk mund të shqyrtohej më prej saj

27 janar 2020/ Pa u mbushur java, njësoj si paraardhsja e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK e rikthen dosjen në Dibër.

E rikthen në Dibër/ Edhe SPAK ka frikë nga dosja 184

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha atëherë agjensisë BIRN se procedimi i nisur për manipulimin e votave në Dibër nuk ishte kompetencë e tyre. “Nga shtatori deri në janar nuk është kryer asnjë veprim hetimor nga prokuroria e Dibrës. Është kualifikuar si ‘grup i strukturuar kriminal’ pa pasur asnjë element të ri,” bëri alibinë Kraja. “Asnjë prej personave të shënuar në procedim si të dyshuar, nuk janë subjekte që hetohen nga ne,” u justifikua shefi i SPAK.

18 dhjetor 2020/ Prokuroria e Dibrës e cila që në fillim e kishte shpallur konfliktin e saj të interesit dhe mungesën e kapaciteteve për të hetuar vjedhjen e votës e vulos dështimin e kësaj dosjeje. Ajo mbyll hetimet duke lënë të lirë pëeshqit e mëdhen dhe akuzuar vetëm 4 cironka: Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre; Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre.Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve. E bukra është se akuza as ka marë mundimin të hetojë për arkitektët e vjedhjes, por edhe për ata që ua ka vërtetuar shitblerjen e votës ka gjetur justifikimin. Prokuroria ka konstatuar se Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI