Flash

Rama e injoroi në Tiranë/ Ja si kundërpërgjigjet Vjosa Osmani

Lapsi.al 18 December 2020
Rama e injoroi në Tiranë/ Ja si kundërpërgjigjet Vjosa
Fakti se Rama e injoroi dhe mungoi gjatë fjalës së saj në parlament ose shkeli protokollin kur e priti pa ceremoni në zyrë, nuk i ka bërë përshtypje Vjosa Osmanit. “Protokolli është i qartë për pritjen që duhej të më bëhej, por është zgjedhje e zotit Rama dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë" tha Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në studion e “ABC”. "Unë nuk kam përfaqësuar veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë. Pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllau vëllaut. Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është çështje që duhet shtruar me ta” tha ajo. Lexo më tej:

Vjosa Osmani në Tiranë/ A do ta detyrojë Ramën t’i përmendë Vuçiçit gjenocidin serb në Kosovë?

Në fakt qëndrimi i Edi Ramës nuk ishte i pafajshëm. Në një farë mënyre me vizitën e saj Vjosa Osmani ia bëri borxh. Ajo nisi një fushatë ndaj qëndrimit të Edi Ramës për të penguar një rezolutë kundër krimeve serbe në Kosovë. Ajo u shpreh hapur kundër aventurës së ndryshimit të kufijve dhe nuk humbi rastin për të theksuar se mini-shengeni është një favor që u bëhet interesave të Serbisë. Sikur këto të mos mjaftonin ajo foli për heqjen e traut të Rrugës së Kombit dhe përmendi demonstratat dhe pakënaqësinë e të rinjve që kanë lidhje me modelet oligarkike të rrënjosura në Shqipëri dhe Kosovë.

Andi Bushati: Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Pas gjithë këtyre sulmeve që lidheshin në mënyrë direkte me emrin e Ramës kryeministri vendosi të shkelte protokollin shtetëror dhe as të mos ishte prezent në flalimin e presidentes së Kosovës në Kuvend dhe as mos e priste atë me ceremoni në kryeministri (Ndryshe nga Thaci te cilin e priste tek shkallet e godines foto poshte). Me fitoren e opozitës në Kosovë, humb edhe Edi Rama në Tiranë! – FAKTOR.AL   Ndonëse ky është një skandal, dhe ndonëse Rama nuk e humbi rastin për të treguar prirjen autokratike mbi zbatimin e traditës shtetërore, Vjosa Osmani i injoroi këto qëndrime duke theksuar se ajo nuk ka asgjë personale me kryeministrin shqiptar: "Çfarë raporti kam me zotëri Rama në baza personale është tërësisht e pa rëndësishme. Unë këtu nuk jam në cilësinë personale, kam ardhur në cilësi zyrtare, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, si ushtruese e detyrës së presidentit, dhe si kryetare e Kuvendit". ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI