Flash

Protesta që tronditi kastën e Tiranës

Lapsi.al 18 December 2020
Protesta që tronditi kastën e Tiranës

Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë më parë në historinë tonë politike. Opozita, nga ana tjetër, u mek kaq shumë nga protesta, saqë mbeti pa fjalë dhe vepra. Përtej denoncimit rutinë të Edi Ramës, ajo as nuk e mbështeti dhe as nuk iu bashkëngjit revoltës publikisht. Madje, u sforcua të distancohej prej saj.

Të lemerisur me protestën ishin edhe analistët politikë të të gjitha tendencave. Nuk munguan etiketimet e të rinjve protestues si barbarë apo primitivë. Një nga analistët më seriozë të sferës sonë publike (të paktën për mendimin tim), Mustafa Nano (Lexo ketu), filloi të fliste për libanizmin e Shqipërisë, rrezikun e një lufte civile mes feve si në Liban.

Në pamje të parë, tronditja duket e çuditshme. Dhuna e famshme e protestuesve ishte minimale krahasuar me protesta të ngjashme në vendet e zhvilluara si SHBA. Në shumicën dërrmuese të rasteve, dhuna mbeti te djegia e kazanëve të plehrave, thyerja e disa xhamave apo prishja e disa tabelave.

Të kuptohemi: nuk po justifikoj dhe injoroj dhunën e protestuesve. Ama, frika që ajo shkaktoi ishte krejtësisht në shproporcion me realitetin e saj. Është e habitshme të shikosh terrorizëm apo fillimin e luftës civile ndërfetare te thyerja e disa xhamave dhe djegia e disa kazanëve plehrash. Sidomos po të kemi parasysh që protestat nuk ishin masive. Protestuesit ishin në qindra dhe jo në mijëra.

Ndaj, tronditja që shkaktoi protesta te sistemi ynë politik nuk e ka burimin as te masiviteti dhe as te niveli i dhunës. Është natyra antisistem e protestës që e tremb establishmentin tonë.

Me të drejtë, Andi Bushati (lexo ketu) vëren se është një protestë kundër të gjithëve, jo thjesht qeverisë. Në këtë aspekt, protesta është shpërthim kundër sistemit në tërësi. Ndaj trondit të gjithë aktorët që në mënyrë direkte apo indirekte, me apo pa ndërgjegje, e mbajnë sistemin aktual në këmbë.

Frika buron nga fakti që protesta del jashtë kanaleve dhe logjikës bipolare të sistemit tonë politik. Natyrisht, qeveria dhe analistët e saj përpiqen t’ia faturojë protestën opozitës, ndërsa opozita dhe Presidenti ia drejtojnë gishtin qeverisë. Por loja “e ka kush e ka” mes këtyre dy poleve nuk i fsheh dot dhe aq më pak u jep zgjidhje, shkaqeve reale të protestës.

Vrasja e Klodianit nuk është shkaku, por shkëndija e revoltës rinore. Shkaku është mungesa e shpresës, dinjitetit, frustrimi me mungesën e punësimit dhe zhvillimit socio-ekonimik, sidomos në zonat periferike, sidomos te të rinjtë. Ndaj, sot protestojnë adoleshentët dhe dje protestonin studentët.

Pandemia e Covid-19 i ka mbyllur Shqipërisë valvulën shkarkuese të tensionit social: emigrimin. Të rinjtë më parë nuk protestonin kaq shumë sepse emigronin. Sot, ata dalin në sheshet e Shqipërisë për të protestuar sepse nuk mund të dalin për të kërkuar punë në sheshet e Athinës apo Romës. Atë që emigrimi u jepte dje, ata po ia kërkojnë sot shtetit shqiptar.

Problemi është se qeveria mund t’i përgjigjet kollaj opozitës, por jo shoqërisë shqiptare.

Qeveria Rama ofron një standard qartësisht më të lartë se Basha, Berisha apo Meta, qoftë në menaxhim, në korrupsion apo sa u përket niveleve të dhunës policore. Asnjë nga skandalet e Ramës nuk tejkalon shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, dështimin e Bashës si kryebashkiak apo korrupsionin me zë e figurë të Metës.

Ama, standardi “Rama” mbetet shumë i ulët për shoqërinë dhe sidomos për të rinjtë shqiptarë. Është një qeverisje që nuk prodhon shpresë dhe zhvillim për të gjithë. Ndaj, Ramës i duhet patjetër një protestë opozitare, së cilës mund t’i përgjigjet lehtësisht.

Aq më pak mund t’i përgjigjet protestës opozita. Ajo nuk mund as të udhëheqë dhe as të frymëzojë protesta kundër dhunës policore, korrupsionit apo kapjes së shtetit nga oligarkët. Basha, Berisha dhe Meta ishin dhe mbeten burim dhe simbol i të gjitha këtyre fenomeneve. Ndaj opozita nuk arrin as të kanalizojë dhe as të përfaqësoje pakënaqësitë sociale dhe dëshpërimin e brezave të rinj.

Një opozitë e dështuar që nuk arrin të artikulojë protestën sociale trondit jo vetëm opozitarët Basha, Berisha dhe Meta, por edhe vetë Ramën dhe sistemin tonë politik. Opozita aktuale është burimi kryesor i legjitimimit të qeverisë aktuale. Shkatërrimi i saj e përball Ramën në mënyrë direkte me shoqërinë. Dhe kjo është një përballje shumë më e vështirë se me Lulin apo Metën.

Pa folur për një sërë analistësh dhe intelektualësh që jetojnë duke komentuar lojën “e ka kush e ka” mes pozitës dhe opozitës, duke injoruar problemet reale dhe strukturore të shoqërisë shqiptare. Për të gjithë këtë klasë intelektualësh, protestat janë të sikletshme dhe të palexueshme sepse dalin jashtë logjikës bipolare pozitë – opozitë. Ato burojnë nga faktorë socialë strukturorë, që fatkeqësisht injorohen nga analistët dhe studiohen pak nga akademikët tanë.

Ja pse disa protesta të vogla jo shumë të dhunshme tronditin të gjithë. Ato janë krisje që na tregojnë sa i brishtë është sistemi ynë politik. Kapaciteti i këtij sistemi për ta kanalizuar dhe kontrolluar protestën sociale nëpërmjet logjikës bipolare pozitëopozitë ka arritur në limit. Ndaj, rebelimi i disa adoleshentëve të periferisë i tronditi burrat e politikës dhe medias shqiptare.

BLENDI KAJSIU

Të këshilluara

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani, mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend, ndo...

17:03

T'i blesh babait, dhimbjen për të birin

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat korruptohen për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bë...

14:14

Disa rreziqe pas fitores së Biden

Fitorja e Joe Biden-it në garën presidenciale në SHBA është lajm i mirë. Më në fund shqiptarët nuk do të jenë aq të parëndësishëm për administratën amerikane, s...

17:18

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryemi...

15:56

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Ajo që ka ndodhur këtë të djelë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku, edhe partinë e Isa Mustafës edh...

23:57

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI