Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Basha shfrytëzon Vjosa Osmanin për t'i vënë Ramës traun në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 18 December 2020
Basha shfrytëzon Vjosa Osmanin për t'i vënë Ramës

Lulzim Basha ka shfrytëzuar vizitën e presidentes në detyrë të Kosovës, për ta përdorur atë në funksion të fushatës së ardhshme elektorale. Përmes një konference për shtyp të zhvilluar me pompozitet në oborin e selisë së PD-së, Lulzim Basha, nuk deshi t'i kundërvihet vetëm imazheve të karriges bosh që Edi Rama la në parlament (foto poshtë), por mbi të gjitha, të demonstrojë se në të gjitha qëndrimet ndaj Kosovës ai është në kahun kundërt me kryeministrin.

Në tre ditë vizitë në Shqipëri Vjosa Osmani po shkakton një tërmet politik.

Ajo ka nisur një fushatë ndaj qëndrimit të Edi Ramës për të penguar një rezolutë kundër krimeve serbe në Kosovë. Ajo është shprehur hapur kundër aventurës së ndryshimit të kufijve dhe nuk ka humbur rastin për të theksuar se mini-shengeni është një favor që u bëhet interesave të Serbisë.

https://lapsi.al/2020/12/17/vjosa-osmani-ne-tirane-a-do-ta-detyroje-ramen-ti-permende-vucicit-gjenocidin-serb-ne-kosove/

Presidentja në detyrë e Kosovës u përfshi edhe në tema shqiptaro-shqiptare, kur foli për heqjen e traut të Rrugës së Kombit dhe përmendi demonstratat dhe pakënaqësinë e të rinjve që kanë lidhje me modelet oligarkike të rrënjosura në Shqipëri dhe Kosovë.

Një buqetë më të mirë qëndrimesh anti-Rama, Lulzim Basha as mund ta kishte ëndërruar. Ajo arriti kulmin kur Osmani i dhuroi atij një kristal nga Mitrovica, duke i thënë se ai simbolizonte Kosovën me kufij të paprekur për të cilën lideri demokrat ka dhënë ndihmesën e tij.

https://lapsi.al/2020/12/17/andi-bushati-zjarri-anti-rama-qe-vjosa-osmani-ndezi-ne-tirane/

Natyrisht Lulzim Basha nuk mund të qëndronte indiferent ndaj kësaj dhurate bujare politike. Atij i shkonte për shtat fakti se Rama ka qenë në konflikt me tërë spektrin e politikës kosovare, që nga Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, e së fundmi Vjosa Osmani. Dhe Basha e shfrytëzoi këtë duke përmendur raportin e BE se këtë vit, marëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë përkeqësuar.

Por, mbi të gjitha ai e bëri duke përkrahur qëndrimet e Osmanit të cilat Rama i ka të pamundura t'i përmbushë.

Nëse për shkak të partneritetit me Vuçiçin dhe lobistëve të tyre të përbashkët, Rama nuk voton dot në parlament një rezolutë për dënimin e genocidit serb, Basha u zotua se si kryeministër i ardhshëm, do ta realizojë atë menjëherë.

Nëse për shkak të raporteve me oligarkët Rama e mbron traun me pagesë të Rrugës së Kombit, Basha tha se heqja e tij do të jetë prioritet për të sapo të marrë pushtetin.

Pra, lideri demokrat nuk humbi asnjë rast, për të treguar se ai që qëndron në kundërshtim me ato që kërkojnë qytetarët e dy pjesëve të kombit është vetëm Edi Rama.

Gjuha, kritikat dhe propozimet e Vjosa Osmanit ishin një rast i shkëlqyer për ta bërë këtë.

Prandaj ai e priti në mënyrë aq ceremoniale presidenten në detyrë të Kosovës.

Prandaj ai ritheksoi se, sapo të vinte në pushtet, do i kthente në akte dëshirat që i vijnë nga Prishtina. Rast më të artë për ti vënë një tra kundërshtarit të tij në Rrugën e Kombit, Basha as nuk e kishte ëndërruar.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI