Vjosa Osmani në Tiranë/ A do ta detyrojë Ramën t’i përmendë Vuçiçit gjenocidin serb në Kosovë?
Ajo lëvizi çdo gur për të theksuar se afërsia e kryeministrit tonë me Aleksandar Vuçiçin, po e pengon dënimin e genocidit serb të kryer në kohën e Millosheviçit. Deri këtu, kjo qasje, ndonëse e vë në vështirësi të madhe Ramën, duke kërcënuar planet që ai ka thurur me presidentin serb për të sunduar së bashku rajonin, mund të duket e drejtë dhe racionale. Në situatën ku gjendet, me liderët aktualë të UÇK-së të burgosur në Hagë, Prishtina është në drejtën e saj të kërkojë nga Shqipëria ndihmë në ribalancimin e situatës dhe mbështetje ndërkombëtare. Pra, ndonëse Edi Rama do paguante gjithçka për ta shmangur adresimin publik të kësaj kërkese, një president i Kosovës ishte i dënuar ta artikulonte publikisht atë. Por, e keqja është se në axhendën e Vjosa Osmanit, nuk qe vetëm kërkesa për dënimin e genocidit serb. Ajo u pasua, aty për aty, me një tjetër kritikë të ashpër ndaj një çështjeje të cilës Edi Rama i ka vënë gjoksin. Ajo u kujdes të theksojë se mini-shengeni ballkanik i shërben më shumë Serbisë sesa dy vendeve tona. Ajo e tha këtë pikërisht në Tiranë, në të njëjtin vend ku pak muaj më parë Vuçiç e fshikulloi mikun e tij Edi, se kompleksohej nga liderët e Prishtinës për të mbrojtur këtë projekt të së ardhmes (lexo poshtë). Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës Pyetja që shtrohet është: a mund ta evitonte Vjosa Osmani këtë thikë të dytë në shpinë ndaj Ramës? A mund ti kërkonte ajo llogari mbrojtësit të kësaj ideje në Shqipëri, kur qeveria e Prishtinës dhe shumica e partive politike që e mbështesin atë, kanë nënshkruar pro saj në zyrën ovale, në prani të Donald Trump? Provë se presidentja në detyrë e Kosovës nuk tregoi asnjë dashamirësi për ta kursyer kryeministrin tonë ishte edhe fakti se ajo nuk harroi të dënojë aventurën e e zgjidhjes së konfliktit shqiptar- serb, përmes shkëmbimit të territoreve. Atë që Rama dikur e quajti si një mundësi që të jepet njëherë në jetë, për hir të së cilës ia vlente të kundërshtohej edhe Anxhela Merkel (lexo linkun poshtë), Osmani e etiketoi si “të tmerrshme”, pa harruar të shtojë se ajo shpërblente Serbinë. Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin Pyetja tjetër që shtrohet është: a e shmangte dot Vjosa Osmani rihapjen e kësaj teme, kur tashmë të gjithë e pranojnë se është tejkaluar dhe nuk përbën më rrezik? A shërbente për gjë tjetër shtimi edhe i kësaj çështjeje në paketë, veçse për të goditur Edi Ramën? Natyrisht renditja e këtyre fakteve nuk të lejon të kesh asnjë mëdyshje për qëllimin e vërtetë të vizitës së saj. Duke nxjerrë para publikut duart e lidhura të Tiranës zyrtare për të dënuar genocidion serb, duke denoncuar rolin e saj për mini -shengenin dhe përfshirjen në aventurën e ndryshimit të kufijve, Vjosa Osmani e vizatoi cullak Edi Ramën. Për ato që tha dhe qëndrimet që mbrojti, askush nuk mund ta akuzojë atë për hipokrizi dhe gënjeshtër. Ajo çka na përplasi në fyryrë është e vërteta që se luan as topi. Por, ka një problem. Gjithçka do të ishte OK, sikur ato ti thoshte, qoftë një intelektual i pavarur, apo qoftë edhe një politikan, kryetar partie. Ndërsa, kur artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit të Kosovës, pesha është tejet më e rëndë. Sepse askush më parë, asnjëherë, nuk ka zbarkuar në Tiranë duke përdorur të tilla tone dhe me një axhendë kaq të qartë për goditjen e një njeriu të vetëm. Mesazhi për serbin Mihajloviç/ Ç’tregon për Ramën letra për mikun e paramilitarëve Këtë e bëri Vjosa Osmani duke përmbysur raportet e brishta mes lirisë për të thënë të vërtetën dhe vetëpërmbajtjes që obligon arsyeja shtetërore. Pavarësisht se Edi Rama mund ta meritojë numërimin e të gjitha atyre që u thanë, konkluzioni që do të mbahet shënim nga kjo vizitë është shumë i rëndë. Ai dëshmon se qeveria e Tiranës është vënë në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës. Dhe kjo është tepër për të qenë në axhendën e takimit të çdo kryetari shteti. Aq më shumë kur "miku" që e thotë këtë vjen nga Prishtina. ©Lapsi.al