Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Mutacioni i Covid-19/ Sa duhet të trembemi nga ndryshimi i koronavirusit

Lapsi.al 16 December 2020
Mutacioni i Covid-19/ Sa duhet të trembemi nga ndryshimi i koronavirusit

Më 14 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock njoftoi se një variant i ri i koronavirusit po përhapej me shpejtësi në Juglindje të Anglisë. U desh veç kaq informacion që të fillonin aludimet për një virus mutant apo për një “super virus”. Megjithatë përpara se të këmbanat e alarmit të fillojnë të bien për këtë formë të re të virusit duhet të kemi parasysh një rregull biologjik të thjeshtë: viruset ndryshojnë dhe pësojnë mutacione. Shumicën e kohës këto transformime të virusit janë jo domethnëse por ka raste kur metamorfoza e një virusi mund të rëndojë sëmundjen e shkaktuar prej tij, në rastin konkret Covid-19.

Çfarë dihet për variantin e sapodalë të Covid-19?

Ky virus fillimisht u regjistrua në britani në shtator të këtij viti dhe përmban në vetvete 17 mutacione. Shkencëtarët e kanë vëzhguar me kujdes këtë variant të ri, pasi është e pazakontë të gjenden kaq shumë ndryshime në një virus të vetëm. Prapë se prapë duhet mbajtur ndër mend se ka mbi mbi 12000 viruse të ndyshme të Covid-19 në botë dhe asnjë mutacion nuk i ngjan tjetrit.

Çfarë ka të padëgjuar ky variant i ri?

Shqetësimi kryesor i shkencëtarëve është shkalla e përhapjes së këtij varianti. Më shumë se 1000 persona raportohen të jenë të prekur nga kjo formë e virusit dhe kurba vijon të pësojë rritje tanimë jo vetëm në Britani por edhe në Skoci, Wales dhe Danimarkë.

 

Pikëpyetja tjetër e shkencëtarëve është si do të reagojnë trupat e të prekurve ndaj këtij virusi. Duke qenë se virusi është ende nën vëzhgim, studiuesit po monitorojnë si po sillet ky mutacion te personat që janë prekur tashmë nga Covid-19 dhe kanë krijuar antitrupa por edhe tek ata të cilët nuk janë infektuar nga koronavirusi.

Çfarë do të ndodhë me vaksinën?

Ndonëse varianti i ri është ende nën vëzhgim, shkencëtarët britanikë janë të bindur se vaksina do të rezultojë e suksesshme edhe ndaj tij. Kjo pasi, vaksina e mëson(stërvit) sistemin imunitar që të sulmojë pjesën e jashtme thumbore të virusit. Për fat të mirë, vaksina e krijuar ka mundësinë e përshtatjes ndaj ndryshimit të virusit dhe kjo i mban studiuesit shpresëplotë.

A duhet të alarmohemi nga varianti i ri?

Përgjigja e shkencëtarë është: ende jo. Megjithëse po kryhen shumë studime dhe nuk ka një pohim përfundimtar mbi rrezikun e këtij varianti, studiuesit britanikë thonë se nuk ka asnjë provë që ky mutacion i krijuar është më i rrezikshëm apo më infektues. Edhe nëse ky do të ishte rasti, një virus që përthithet më shpejt nga trupi i njeriut nuk është domosdoshmërisht më sulmues kundrejt tij.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI