Flash

Konferenca për mbrojtjen e drejtorit të policisë/ Rama i vë sërish gjoksin Ardi Veliut

Lapsi.al 15 December 2020
Konferenca për mbrojtjen e drejtorit të policisë/ Rama i vë
Pasi mbrojti vlerat e demokracisë, të protestës, të qeverisë së tij që ndryshon nga paraardhëste dhe pasi bëri diferencën mes manifestimeve të drejta dhe të padrejta Edi Rama iu përgjigj negativisht kërkesës numër një të protestuesve për dorëheqjen apo shkarkimin e Ardi Veliut.

Shpjegimi/ Dy standartet e Ramës për Lleshajn dhe Ardi Veliun

Armand Shkullaku: Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut "Nuk mund të dorëhiqet Drejtori i Policisë me protesta", tha ai gjatë një telekonference për shtyp, duke theksuar se edhe dorëheqja e Lleshit ishte morale. "Vrasësi u arrestua, çfarë duan më shumë këta", ngriti tonet kryeministri. Për të mbrojtur atë që se lëshon kurrë, Rama u kthye një dekadë më parë, në periudhën e 21 janarit, duke përmenduar jo vetëm që Basha atëherë ministër i brendëshëm nuk e dha dorëheqjen, por që edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj u shtrëngua të mos zbatonte urdhrat e prokurorrisë për fletë arrestet e lëshuara. "Ardi Veliu është një figurë për tu respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit", këmbënguli kryeministri. Videoja skandaloze/ A është idiot apo mashtrues kryepolici Ardi Veliu? Videoja barbare/ Rama bëhet njësh me kryepolicin Ardi Veliu Rama e çoi mbrojtjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë në absurd kur e përkrahu Veliun edhe për shpifjen ordinere ndaj, Zaida Çobos, asaj nënës të atij birit që e cilësoi rugaçe dhe me shfaqe të huaja (shiko lart). "Ardi Veliun, kur po fliste në komisionin parlamentar e filmuan pa djeninë e tij - tha ai- Eshtë njësoj sikur të filmosh Saliun me Ilirin në ato takimet e tyre sekrete". Aq idiotesk qe ky arsyetim sa mbledhjet e komisionit të sigurisë i barabit me takime të fshehta duke mos e vënë theksin tek mentaliteti i Veliut, por tek mënyra se si iu përcollën publikut ato që nxorri nga goja shefi i policisë. Por me sa duket Rama është i vendosur të mos e lëshojë Ardi veliun deri ne 25 prill. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI