Kjo nëpërkëmbje ndaj shtetit ligjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të viktimës dhe familjes së tij.
Qeveria i cakton pension, reagon ashpër babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti!
Ky pushtet është treguar dyfish abuziv: edhe kur e vrau Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhimbjen që ai la pas. Prandaj, nëse për krimin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “aksidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse korruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blihej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë. ©Lapsi.al