Flash

Beteja për sigurimin e vaksinës/ Ç'thotë Rama dhe ç'tregon "The Economist..."

Lapsi.al 14 December 2020
Beteja për sigurimin e vaksinës/ Ç'thotë Rama dhe
Autoritetet më të larta shqiptare po e mbajnë vendin me shpresë se shqipëria nuk do të mbetet në vagonin e fundit të sigurimit të vaksinës anti Covid, por parashikimet e organizatave prestigjoze ndërkombëtare jena pesimiste në këtë pikë. Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit, një filial i revistës prestigjoze që merret më studime dhe parashikeime ka bërë së fundi një postim në Twitter ku vëren se vendet më të varfra do arrijnë të bëjnë një vaksinim të plotë të popullësive të tyre vetëm në vitin 2024. Ajo ka publikuar një hartë të krijuar The Economist Intelligence Unit ku vihet re lehtësish se së pari do të përfitojnë vendet më të pasura dhe më të fuqishme. Sipas hartës, shtetet ndahen në katër kategori. Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022. Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022. Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve të shenjuara me portokalli ku vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022. Ndërsa në grupin e katërt ku futen  vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet  mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023. Lexo me tej:

Lufta anti-Covid: Gjithçka duhet të dimë për vaksinat kryesore

Pra sikurse shihet ka një mospërputhje të madhe mes këtij parashikimi dhe asaj që premtojnë autoritetet shqiptare. Kryeministri Edi Rama botoi në Facebookun e tij në 9 dhjetor një foto në një ekspozitë me bosin e kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla. Ai deklaroi me këtë rast se "Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca". E keqja s’ka fund/ Një variant tjetër koronavirusi, zbulohen në Britani mbi 1 mijë raste Vetë kryeministri gjatë një interviste në Open, në 12 nëntor, pati vënë si afat muajt Prill - Maj. “Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”.

Diplomacia e vaksinës/ A do të mbeten shqiptarët sërisht në bisht?

Ndërsa i njohur për servilizmin e tij proverbial Erion veliaj pati deklaruar gjatë kësaj vere: “Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, unë besoj se një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i vet. Na duhet një lider që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të botës”(VIDEO KETU). Por me sa duket sado i madh që të jetë besimi dhe admirimi i vartësve për liderin e rilindjes kjo do të ndikojë shumë pak në sigurimin e vaksinës. Sepse tani për tani sipas parashikimeve të The Economist Intelligence Unit, vaksimimi masiv nuk mund të kryehet para viti 2022. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI