Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Përgjigja ndaj protestuesve/ Kush ka të drejtë, Rama apo Veliaj?

Lapsi.al 11 December 2020
Përgjigja ndaj protestuesve/ Kush ka të drejtë, Rama apo Veliaj?

Në fjalën që mbajti para se të servirte kokën e Sandër Lleshajt, Edi Rama nuk sakrifikoi më shumë se emri i ministrit. Vërtet pranoi se edhe ai bënte gabime dhe ndonjëherë shfaqte shenja arrogance me njerëzit, por këto mangësi tha se tentonte t'i korrigjonte "pa i bërë bisht asnjëherë nevojës për reflektim, sidomos në momentet më të vështira".

Por a reflektoi vërtet kryeministri? Thelbi i fjalës ishte plotësisht e kundërta e reflektimit për situatën kaotike ku gjendet kryeqyteti. Duke e quajtur vrasjen e Klodian Rashës si "vdekje tragjike", Rama e solli atë si një akt të izoluar, të pakuptimtë, të shkëputur dhe pa asnjë lidhje me profilin e Policisë së Shtetit, sipas formës që i dha Sandër Lleshaj. Keshtu, ndërsa serviri dorëheqjen e Sandër Lleshajt, Rama mohoi gjithçka për të cilën u dha dorëheqja.

Por si të mos mjaftonte kjo simptomë mohimi, kryeministri kaloi në kundërsulm, me sharje dhe përçmim ndaj protestuesve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Mes radhëve, i quajti  "huliganë pa din e pa iman" kur tha se:

"Ne kurrë nuk e kemi keqpërdorur policinë. Kurrë nuk e kemi yshtur atë politikisht. Kurrë nuk e kemi kërkuar nga ajo, atë që kurrë nuk e kemi dashur në fakt: përplasjen me forcë me ata që mendojnë ndryshe dhe që protestojnë. As kur protestuesit nuk kanë qenë qytetarë, as popull, por militantë, fanatikë partish kundërshtare, të mbledhur me autobusa të paguar nga njësitë komunale, mes të cilëve ka spikatur me të gjithë shëmtinë e vet dora e huliganëve, pa din dhe as iman, si ata që mbrëmë i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për turpin e frymëzuesve të tyre të paturpshëm, policia ka qenë e shtetit dhe jo e pushtetit, e Ligjit, jo e Maliqit, e mundimit dhe e durimit, jo e hurit dhe e litarit", u shpreh Rama, pak a shumë në të njëjtën kohë kur në Tiranë po ndizej një tjetër protestë e dhunshme me xhama të thyer në institucione, me kazanë në flakë, me semaforë të thyer dhe qindra të rinj të rrahur dhe të burgosur.

Në vazhdim, kryeministri i quajti protestuesit "tufa e hijenave që donin të shqyenin dyert dhe dritaret e institucioneve", duke iu referuar protestës së parë të dhunshme.

Por brenda mazhorancës, u dëgjua sot një zë krejt tjetër nga tonaliteti hakërryes, dihatja e lodhur, mjekra e thinjur dhe sytë e vëngër të Ramës.

Ishte zëri i Erion Veliajt, që guxoi ta jepte mendimin e tij për protestën para orës 18.00, kur Rama kishte njoftuar konferencën për mediat.

Veliaj ishte në Baldushk dhe duke folur me banorët e zonës, u shfaq i përulur dhe mirëkuptues për kauzën e protestuesve. Ndryshe nga Rama që i quajti huliganë, sepse i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve, Veliaj tha se këto janë thjesht "rraqe" që rikuperohen dhe e rëndësishme është që drejtësisë t’i shkohet deri në fund.

“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur mërzinë e shfryn, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që të vriste shteti dhe pastaj bëheshin heronj. Të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. E marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit... Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur... Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin, rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, ishin fjalët e Veliajt për dhunën në Tiranë.

Diferenca mes Ramës dhe Veliajt në qasjen ndaj protestës është e qartë. Rama ka menduar se ka sakrifikuar mjaftueshëm me largimin e Sandër Lleshajt dhe tani është koha për të vënë rend dhe rregull.

Nëse lëshon më shumë se ç’duhet, kjo mund t’i interpretohet si dobësi dhe efekti “ortek” pas vrasjes së Klodian Rashës është gjëja e fundit që i duhet 5 muaj para zgjedhjeve.

Të premten është lajmëruar një protestë e tretë në rrjetet sociale. Nuk dihet ende se sa do të jetë pjesëmarrja e të rinjve protestues dhe si do të jetë reagimi i policisë. Ajo që kuptohet qartë, është se protestuesit gjejnë mirëkuptim edhe brenda Partisë Socialiste./Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI