Flash

Lufta në rrjet/ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik

Lapsi.al 10 December 2020
Lufta në rrjet/ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik

Protesta e djeshme në bulevardin qëndror të Tiranës, që filloi me përdhosjen e mureve të ministrisë së rendit dhe përfundoi me djegien e bredhit të krishtlindjeve, u shndërrua si një hendek konfrontimi i dy poleve të shoqërisë, që qëndrojnë shumë larg njëri- tjetrit. Nga njëra anë ishin ata që u dhimbsej jeta e Klodian Rashës, 25 vjeç, e çuar dëm nga një sjellje brutale e policisë. Në këtë grupim tejet heterogjen ishin manifestues të dlirë, që më shumë se gjithçka çmonin jetën e pakthyeshme të të riut, arrivistë politikë që donin të shfrytëzonin rastin për të goditur një qeveri që është treguar e padrejtë edhe ndaj tyre, si dhe familiarë, të afërm apo ata që ndanin fat të njëjtë me viktimën. Për asnjërin prej tyre nuk përbënte problem kalimi i masës dhe shprehja e frustrimit edhe me metoda ekstraligjore.

Në grupin tjetër renditeshin të tjerët, që ishin të gatshëm të derdhnin lotë krokodili për jetën e humbur, por ama që zërin e ngritën kur protestuesit prishën fasadën e festës, duke djegur bredhin e krishtlindjeve para kryeministrisë dhe duke rrëzuar slitën e babagjyshit që gjendej në pragun e Bashkisë. E gjithë kjo mënyrë e të parit të gjërave, u simbolizua më së miri në këtë editorial të "Shqiptarja.com" (poshtë) që veçoi si evenimentin kryesor të ditës, shkatërrimet e protestës.

 

Por sapo u dhanë sinjalet e para të kësaj propagande të shpifur, rrjeti filloi të zjejë kundër kësaj mendësie që të bën për të vjellë, qëllimi i së cilës është të relativizojë çdo krim. Si rrallë herë në hapsirën shqiptare të internetit është zhvilluar një betejë, mes atyre që mbronin jetën dhe atyre që shpalleshin si fansa të estetikës, mes atyre që dënonin gjenezën e dhunës dhe atyre që arrinin të shihnin vetëm pasojat e saj.

Dikush nxitonte të denonconte lakejtë e pushtetit dhe mediat pranë tyre, që nxirrte fytyrën e vërtetë të eksponentëve pranë pushtetit.

Një i dytë shpërthente ndaj atyre që donin të ruanin të paprekur fasadën e cirkut të pushtetit 

Dikush tjetër ironizonte apatinë e vëzhguesve që i prishet rehatia ditore.

Kishte plot të tjerë që evidentonin hipokrizinë e atyre që kur qenë vetë në opozitë, as nuk u prishej puna për pemët.

Pati edhe nga ata që pasi ranë pa vetëdije viktima të trysnisë dominuese dhe u përballën me furinë e kundërshtarëve, u përpoqën të justifikohen.

Në fakt, i gjithë ky hendek i thellë nuk është thjeshtë një çështje protagonizmi në rrjetet socale. Ai është shprehja më e dukshme e dy mentaliteteve të përvijuara në shoqëri. Nga njëra anë janë ata që besojnë se janë viktima të padrejtësisë, që janë të bindur se askush nuk do të kthejë sytë nga ata qoftë për vjedhjen, padrejtësinë, për mungesën e punës, rrëmbimin e pronës, apo qoftë edhe marrjen e jetës që u bëhet. Dhe ata nuk kanë mënyrë tjetër për t'u dëgjuar përveçse ta shprehin në forma jo normale dhe jo ligjore frustrimin e tyre.

Nga ana tjetër janë indiferentët, të cilët ndonëse kanë ndonjë vërejtje teorike se punët duhet të shkonin më mirë, i kanë në rregull jetët dhe të ardhurat e tyre dhe ndihen të privilegjuar nga ushtrimi i një pushteti abuziv, i cili megjithatë lejon të pikojë edhe ndonjë grimcë e pamerituar mbi ta. Shprehja e tyre standarte qe: "Gabim që vriten njerëz, po inati nuk shfryhet ndaj pemëve".

Pikërisht këtë herë, furia e të revoltuarve në rrjet nuk qe kundër propagandistëve me pagesë të pushtetit, që kanë bërë njësoj punën e tyre me çdo qeveri, por ndaj "idiotëve të dobishëm", po aq naivë sa dhe të pamoralshëm, që qëndrojnë indiferentë ndaj çdo krimi, boll që mos prishin rehatinë e tyre. Pikërisht këta të fundit derdhën lotë për bredhat e djegur dhe për këtë u bënë pre e një furie mërie në rrjet. I pari që e kuptoi këtë qe vetë Erion Veliaj, që gjithmonë është qarë e ka derdhur lot për dekorin e qytetit. Këtë herë aq fort e ndjeu mërinë sa deklaroi: "Të zbardhen rrethanat e vrasjes dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI