Flash

Policit rilindas nuk i shkon uniforma e xhelatit 

Lapsi.al 10 December 2020
Policit rilindas nuk i shkon uniforma e xhelatit 

Ndoshta askush nuk e ka pritur që reagimi qytetar për vrasjen nga policia të një të riu 25 vjeçar, të merrte ato përmasa të zjarrta që e shkundën mbrëmë kryeqytetin. Qindra të rinj u derdhën në bulevard pa përfillur as motin e keq dhe as forcat e rendit, me të cilët u përballën me një revoltë të pazakontë. Organizimi i shpejtë i vetë qytetarëve, pjesmarrja dhe, mbi të gjitha, zemërimi që shpërtheu pa komandë qëndrore, ishin shenjat e qarta se vrasja e Klodian Rashës ishte pika e vlimit në një shoqëri në prag të revoltës.

Vrasja e Rashës dhe më pas tentativat rilindase për ta paraqitur viktimën si shkaktarin e sjelljes ekstreme të policit, ishin ilustrimi tipik i filozofisë me të cilën e trajton gjithë shoqërinë shqiptare pushteti i sotëm. Sa herë kapen me presh në duar, rilindasit kanë menjëherë alibinë për të justifikuar krimin. Veglat e tyre mediatike nxitojnë ose të justifikojnë ose të relativizojnë, duke thirrur në ndihmë krahasimet me të kaluarën. Duke i trajtuar shqiptarët si dele, që duhet të përtypin vetëm gënjeshtrat e tyre, Edi Rama dhe organizata e tij, kanë legjitimuar një kulturë sundimi, ku krimi i lidhur me pushtetin është gjithnjë i pandëshkueshëm dhe kjo pandëshkueshmëri po e sfidon çdo ditë dhe në çdo aspekt shoqërinë. 

Lexo me tej:

Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës

Revolta e mbrëmshme ishte shpërthim i nevojës për të ndëshkuar ata që sundojnë duke e vendosur ligjin në krah të të fortit, banditit, të pushtetshmit. Rasti i 25 vjeçarit nuk është pasojë e dhunës direkte që frymëzon regjimi i Rilindjes. Në morinë e mëkëtave që ka, aparati i dhunës që ka në dorë Edi Rama nuk është ai i terrorit apo vrasjeve. Policisë së rilindjes nuk i shkon uniforma e xhelatit. Kanë qenë kohë të tjera ato kur policia apo segmente të saj përdoreshin si shkop direkt mbi kokat e atyre që guxonin të ngriheshin. Në këtë kuptim, revolta e egër që pasoi vrasjen e Klodian Rashës, nuk ishte një shpërthim ndaj dhunës së tepruar policore.

Zemërimi qytetar i një dite më parë lidhet mbi të gjitha me frustrimin e një shoqërie nga një organizatë që në mënyrë të paturpshme u del në krah shkelësve të ligjit, bashkëpunon me ta dhe justifikon gjithçka, duke ngritur kështu në piedestal kulturën e mosndëshkimit për të fortët dhe atë të nënshtrimit për qytetarët e thjeshtë. Rasti Rasha, ku propagandistët e rilindjes nxituan t’i vënë pistoletë në dorë apo të gërrmonin në biografinë e tij, pa u shqetësuar nga fakti që një punonjës policie i merr jetën një të riu të pafajshëm, kapërceu kufirin e neverisë duke e kthyer atë menjëherë në revoltë.

Ajo revoltë është akumulim i qindra rasteve që përbëjnë boshtin e funksionimit të organizatës së Rilindjes. Për Edi Ramën dhe ata që e rrethojnë, nuk është e ndëshkueshme që figura të njohura të krimit lëviznin me makinën e ministrit të Brendshëm apo shoqëroheshin me të. Madje për kryeministrin nuk është problem që ai vetë apo dhe të drejtues të shtetit të flasin në telefon e të ulen me bënditë. Rilindasit mund të kenë miq personazhe të botës së krimit, këta mund të marrin tendera publikë, pse jo të bëhen pjesë e politikës e vendimmarrjes dhe shqiptarët duhet ta pranojnë këtë si diçka të zakonshme. Kryeministri, ministra e plot të tjerë, mund të kapen edhe në përgjime me lloj- lloj individësh të njohur me rekorde kriminale dhe përsëri kjo nuk qënka e ndëshkueshme se opozita nuk është e besueshme. Dhe njerëzit e shohin çdo ditë se si fitojnë imunitet para ligjit dhe pasuri nga taksat e tyre, individë që do duhej të ishin pas hekurave të burgut.

Lufta në rrjet/ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik

Policia e Ramës nuk është polici e terrorit, por ajo është policia e organizatës që kur një përdhunues i përket radhëve të saj, i mbyllet goja viktimës. Eshtë policia që drejtohet nga një individ, që kur punonjësit e tij rrahin mizorisht një minoren, ai tregon që minoreni ka biografi të keqe. Eshtë policia që lejon kuartiere me postobllok të banditëve në mes të qytetit, që ruan parcelat e hashashit të atyre që kanë lidhje me organizatën, që ndalon autobusët me votues të opozitës, që nderon kriminelët që kanë lidhje me shefat lart dhe u turret fakirëve që mezi sigurojnë bukën e gojës. Kjo vërtetë nuk është policia që vret, por kjo është policia e rilindjes që ka vrarë përfundimisht policinë e shtetit.

Revolta qytetare është rrjedhojë pikërisht e këtij akumulimi të gjatë, ku të pushtetshmit nuk ndëshkohen kurrë ndërsa qytetarët detyrohen të jetojnë të nënshtruar, madje të mos ngrenë as zërin kur u rrëmbehet pasuria dhe jeta. Në një pikë ku padrejtësia e tejkalon pikën e vlimit, nuk është çudi që edhe një rast si ai Klodian Rashës të shndërrohet në një Mohamed Buazizi shqiptar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Disa rreziqe pas fitores së Biden

Fitorja e Joe Biden-it në garën presidenciale në SHBA është lajm i mirë. Më në fund shqiptarët nuk do të jenë aq të parëndësishëm për administratën amerikane, s...

17:18

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryemi...

15:56

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Ajo që ka ndodhur këtë të djelë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku, edhe partinë e Isa Mustafës edh...

23:57

Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek, më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e ...

09:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI