Flash

Zbardhet dëshmia/ Kush është i penduari që "tradhëtoi" Shullazin dhe Lul Berishën

Lapsi.al 9 December 2020
Zbardhet dëshmia/ Kush është i penduari që

Emiliano Shullazi, Lul Berisha dhe pesë persona të tjerë janë tradhëtuar nga një dëshmitar i penduar, i cili ka marrë një dënim të gjatë në burg dhe që me sa duket ka vendosur të flasë, pasi disa herë kanë dashur ti bëjnë atentat aty ku po kryen dënimin. Është pikërisht ky i penduar që ka folur për SPAK dhe i cili ka lidhur së bashku dy vrasjet, atë të Klodian Spahiut më 26 shkurt 2005 dhe një ditë më pas vrasjen e Vajdin Lamaj, të cilit i shpërthu ashansori i pallatit të tij.

“SPAK pretendon se ka një dëshmitar të penduar që ka rrëfyer dy ngjarjet e lidhura mes tyre. Unë e kam intervistuar këtë person para disa vitesh në një burg të sigurisë së lartë por nuk e kam transmetuar.rrëfimin e tij, sepse në pamje të parë dëshmia që ai jepte nuk bazohej në asnjë dokument zyrtar. Më pas personi i penduar është shoqëruar të paktën 10 herë në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe është marrë edhe në mbrojtje brenda ambienteve të burgut”, tregoi në Opinion gazetarja Klodi Lala. Ndërsa Artan Hoxha bëri të ditur dhe emrin e tij. Ai tha se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.

“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. Ai është dënuar me 25 vjet burg (prej 11 vitesh po e kryen atë) për vrasjen e Maks Lalës në vitin 2009 në urën e Shkopetit.  Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën. I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marr bidona me benzinë është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës".

Pse vendosi të flasë Reçi

Sipas Hoxhës ka qenë frika se mund ta eleminonnin në burg që e ka bërë të penduarin të flasë. "Ai dëshmonte se janë paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Nga pas i vinte edhe ekzekutuesi. Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë".

Çfarë ka treguar i penduari

Vetëm tani po rrjedhin në media ato që ka rrëfyer Luftar Reçi. Ai  ka treguar se si Lulzim Berisha i kërkoi të vriste Klodian Saliun. Po ashtu ai ka rrëfyer se si Lul Berisha dhe Indrit Taullain bënë planin për hedhjen në erë të biznesmenit Vajdin Lamaj.

Ai ka dëshmuar se takimi mes tyre kish ndodhur në kazinonë e tij në Tiranë, dhe Lul Berisha i kishte ofruar vrasjen e hasmit të tij si pjesë të “paktit” mes tyre. “Lulzim Berisha më kërkoi që unë të vrisja Klodian Saliun”, ka dëshmuar ai.

“Në fillim të shkurtit 2005 kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur Stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Luftëtar Reçi.

Luftar Reçi ka dëshmuar edhe lidhur me ekzekutimin e Vajdin Lamajt. Sipas Reçit, në shkurt të vitit 2005 Lul Berisha kishte bërë planin me Indrit Taullain dhe të dy bashkë do të hidhnin në erë Vajdin Lamajn në ashensorin e banesës së tij. 

“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taullain, Lentin (Plarent Dervishi). Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular shtetasi Lulzim Berisha.

Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë  për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje ... mësohet se ka dëshmuar Reçi o coli njohej dhe me nofkën "tmerri i Dibrës".

Pse kaq vonë

Me sa duket askush s'ka dashur ti prekë këto patate të nxehta para ngritjes së SPAK.

"Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, u shpreh Hoxha duke lënë të kuptohet se ngjarja dihej me kohë, por vetëm tani është vendosur të bëhet zbardhja e saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI