Flash

Misteri/ Kush e "humbi" dosjen e ekstradimit të Plaurent Dervishajt

Lapsi.al 6 February 2021
Misteri/ Kush e "humbi" dosjen e ekstradimit të Plaurent

Një nga personazhet kryesore të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishajt u lirua nga qelia ku mbahej në Dubai që në fund të vitit të kaluar, kur u shpall në kërkim për bashkëpunimin në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Dervishaj u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar së bashku me kunatin e tij, Lulzim Berisha, i cili mbetet në arrati.

Por si i shpëtoi ekstradimit "Lenti"? Dalja e tij nga qelia ka alarmuar autoritetet në Tiranë, të cilat e konsideruan arrestimin një sukses, si pjesë e një hetimi të rëndësishëm, që nxorri nga arkivat një dosje që dyshohej se nuk do të zbardhej kurrë. Jo më kot, operacioni i policisë u pagëzua "Asgjë nuk harrohet".

https://lapsi.al/2020/12/08/spak-emiljano-shullazi-vrau-vajdin-lamen/

Problemet nisën me një shkresë, që mbërriti në Tiranë nga Interpol Abu Dhabi. Në këtë dokument të datës 21 Janar (Plaurent Dervishaj ishte arrestuar në dhjetor të 2020) kujtohej pala shqiptare se për ekstradimin e të arrestuarit, duhej sjellë në Dubai e gjithë dosja për Plaurent Dervishajn, e përkthyer në arabisht.

Menjëhërë Interpol Tirana ia përcjell kërkesën e arabëve Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Emaili, të cilit i bashkangjitet kërkesa e Interpol Abu Dhabi, kërkon që dokumentat e ekstradimit të dërgohen brenda 30 ditëve në Emiratet e Bashkuara. Kërkesa e arabëve mbërrin në Ministrinë e Drejtësisë një ditë më pas, pra në 22 Janar.

Konstatimi i Interpol Abu Dhabi i ka kapur në befasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, që kanë nisur të verifikojnë procedurat. Sepse ato ndërkohë e kishin përgatitur dosjen e Plaurent Dervishajt dhe ia kishin dërguar Emirateve të Bashkuara Arabe. Nis kontrolli i komunikimeve të mëparshëm mes njëri-tjetrit, ku dilte që dosja e Palurent Dervishajt kishte mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara.

Në një email, të datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, që dërgohet nga Armida Hysenaj e Ministrisë së Drejtësisë për Venera Domin e Ministrisë së Jashtme, kërkohet një verifikim, nëse dosja për Plaurent Dervishajn ka mbërritur për autoritetet arabe dhe nëse jo, të dërgohen materialet në formë elektronike, nëse nuk kanë mbërritur fizikisht. (dokumenti poshtë)

Verifikimi është kryer, siç tregon komunikimi me email më poshtë. Venera Domi e Ministrisë së Jashtme ia përcjell kërkesën për verifikim Ermal Dredhës, ambasadorit tonë në Emiratet e Bashkuara dhe ky e konfirmon. Po, dosja e ekstradimit për Plaurent Dervishajn kishte mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas tij, dosja mbërriti në ambasadën tonë në datën 27 dhjetor dhe u dorëzua pranë autoriteteve të Emirateve në datën 28 Dhjetor. (Dokumenti më poshtë)

Ky komunikim mes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe atyre të Jashtme me Interpol Tirana ka ndodhur para datës 21 Janar, kur interpol Abu Dhabi sinjalizoi autoritetet shqiptare për mungesën e dokumentave. Pikërisht për këtë, Ministria e Drejtësisë kërkoi që Interpol Tirana të komunikonte me Interpol Abu Dhabi për të sqaruar se çfarë nuk kishte funksionuar në përcjelljen e dosjes???? (Dokumenti më poshtë)

Se çfarë nuk funksionoi mbetet një mister. Nuk dihet nëse Interpol Tirana e sqaroi apo jo mungesën e dokumentave nga Interpol Abu Dhabi, por e sigurtë është që Emiratet e Bashkuara nuk pritën 30 ditë, siç thuhej në email dhe e kanë liruar Plaurent Dervishajn për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Lexo edhe: Shullazi dhe Lul Berisha krijojnë korporatën e krimit Tiranë-Durrës

Ky "moskoordinim" mes zyrtarëve të shtetit shqiptar, ka rezultuar me fat për Plaurent Dervishajn. Të njëjtin fat pati në dhjetor të 2016, kunati i tij, Lulzim Berisha i cili u ndihmua nga Vangjush Dako, për të dalë nga burgu. Ndërsa Endrit Doklen, anëtarin tjetër të Bandës së Durrësit, dyshimet janë se u ndihmua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha për të lënë qelitë e burgut.©Lapsi.al

Lexo edhe: Shqiptarët i imponohen mafias njujorkeze

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI