Flash

Dakordësia me Greqinë/ Mediat turke-Erdoganit: A ia vlejtën dhuratat për Edi Ramën?

Lapsi.al 8 December 2020
Dakordësia me Greqinë/ Mediat turke-Erdoganit: A ia vlejtën

Për të disatën herë, këtë të hënë, kryeministri i Greqisë, Qirjakos Micotaqis ka përmendur dakordësinë që gjeti me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta çuar në Hagë zgjidhjen e asaj që grekët e konsiderojnë mosmarrëveshje për kufijtë detarë. Duke e rreshtuar si sukses gjetjen e gjuhës së përbashkët jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Egjiptin dhe Italinë, Micotaqis lë të kuptohet se në konfliktin me Turqinë, problemi nuk është Greqia.

Se si u prit në Turqi marrëveshja mes Ramës dhe Micotaqis për ta zgjidhur të ashtuquajturën “çështje të kufijve në Hagë” e trajton një analizë e Fenikspolitik.org.

https://fenikspolitik.org/2020/12/02/erdogans-gifts-to-balkan-leaders-arent-paying-off-when-it-comes-to-foreign-policy/

Në këtë shkrim vihet në dukje "heshtja e varrit" e Ankarasë pasi Rama i dha të drejtë Greqisë për pretendimin e zgjerimit të 12 miljeve në detin Jon. Heshtja nuk është thyer ende sot.

“Ankaraja qëndroi e heshtur për mbështetjen që i tha Tirana “të drejtës sovrane dhe të patjetërsueshme” për t’u zgjeruar në det nga 6 në 12 milje në detin Jon, pavarësisht njoftimit të Turqisë se çdo zgjerim i tillë do të ishte një “shkak për luftë” thuhet në shkrimin e Fenikspolitik.org, që shkon më tej.

https://lapsi.al/2020/11/13/video-e-ambasadorit-te-erdoganit-kur-kujtonte-se-qene-mbyllur-kamerat-a-ia-dhate-parate-rames/

Përmes një qëndrimi kritik ndaj presidentit Erdogan, kujtohen edhe dhuratat e shtrenjta që Erdogan ka bërë për të mbajtur përkrah tij shefin e qeverisë shqiptare dhe që sipas gazetarëve turq “nuk paskan patur aq peshë sa ç’priste Erdogan”.

Por për çfarë dhuratash bëhet fjalë? Si fillim është një nga avionët e Air Albania që është dhënë për përdorim nga Turqia në janar të këtij viti për qeverinë shqiptare. Sipas gazetarëve turq, ai ka qenë një nga avionët e flotës VIP të Erdogan dhe kushtonte 90 milion dollarë. Dhurata tjetër, është Xhamia e Namazgjasë, një investim gjigand që po ndërtohet me financimin e Turqisë. Të dyja, dhurata të shtrenjta në emër të miqësisë mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk, miqësi që shkrimi më poshtë e vë në dyshim, pas dakordësisë me grekët.

Dhuratat e Erdogan për liderët e Ballkanit nuk po kanë vlerë kur flitet për Politikë të Jashtme

“Në 2018, Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Tani i dhuroi Presidentit Rexhep Taip Erdogan një Boing 747-8. Ky mjet raportohet të jetë avioni privat më i madh dhe më i shtrenjtë në botë, me një vlerë prej 400 milion dollar. Sipas agjensisë shtetërore TRT ai u dhurua si një simbol i “dashurisë special të Al Tanit për Erdoganin”.

Një vit e gjysëm më pas, TC-ANA- një avion VIP prej 90 milion dollarësh, që kishte qenë pjesë e flotës VIP të Presidentit Erdogan- iu dha qeverisë shqiptare, kësaj here, me shumë gjasa, si një simbol i “dashurisë special” të Erdoganit për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kjo ishte dhurata e dytë domethënëse dhënë Ramës nga Erdogan, që pasonte Xhaminë e Namazgjasë, katër minaretë e së cilës ngrihen ngjitur hyrjes së Parlamentit Shqiptar. është më e madhja, por nuk është e vetmja xhami që Turqia ka financuar në Ballkan. Autoriteti më i lartë fetar, Divani, aktualisht po ndërton një xhami monumentale në Prishtinë. Projekti ka ndarë kosovarët që debatojnë për burimin e financimit dhe mbi arsyet se për çfarë iu duhet një vend aq i madh për t'u falur.

Diplomacia e xhamive, ashtu siç mund të quhet, është përdorur nga Erdogan në Lindjen e Mesme, në Afrikë apo kohët e fundit në Ballkan. Por, duket se tashmë që diplomacia e xhamive po shkon drejt fundit, ajo ka ndryshuar focus për të kaluar tek diplomacia e avionëve (e financuar nga shteti). Megjithëse simbolike, këto gjeste janë të lidhura me pritshmëritë e Turqisë për vendet që i marrin këto “dhurata”. Me fjalë të tjera, përdoren këto instrumenta, për të zbutur diferencat politike me marrësit (e dhuratave) dhe për të marrë pëlqimin e qeverive, interesat strategjike të të cilave mund të jenë në konflikt me ato të Turqisë. Me kohën, duket se këto qasje innovative të diplomacisë publike kanë dështuar si instrumenta të politikës së jashtme që synonin të influenconin në Ballkan.

Atëhere, cilat janë përfundimet e këtyre përpjekjeve miliona dollarëshe për të ushtruar “fuqinë e butë” të Turqisë?

Së fundmi, Ministria e Jashtme Turke shprehu zhgënjimin e saj për vendimin e Kosovës për të njohur Izraelin dhe për të vendosur ambasadën në Jeruzalem.

Ankaraja qëndroi e heshtur për mbështetjen që i tha Tirana “të drejtës sovrane dhe të patjetërsueshme” për t’u zgjeruar në det nga 6 në 12 milje në detin Jon, pavarësisht njoftimit të Turqisë se çdo zgjerim i tillë do të ishte një “shkak për luftë” thuhet në shkrimin e Fenikspolitik.org, që shkon më tej në analizën e saj kur kujton dhuratat e shtrenjta që Erdogan ka bërë për të mbajtur pranë tij shefin e qeverisë shqiptare dhe që “nuk paskan patur aq peshë sa ç’priste Erdogan.

Në kohë normale, ose më mirë të thuhet, në një vend normal, disiplina e politikës së jashtme ndërtohet mbi kanale institucionael dhe partneritet afatgjatë. Ndërsa Turqia ka synuar në mirëbesimin përmes dhuratave të kota apo gjesteve. Si shembulli i shokut të Turqisë në lidhje me zhvillimet e fundit, është heshtja e varrit për deklaratën e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e Greqisë në det apo zhgënjimi i shprehur për njohjen e Izraelit nga Kosovëa që reflekton një

të drejtë të patjetërsueshme të sovranitetit” të saj, duke qenë se Turqia është një nga vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës.

E vetëizoluar, si rezultat i një politike të jashtme agresive dhe duke operuar përmes asaj që Këshilltari i Erdogan për Politikat, Ibrahim Kalin e përshkruan si “vetmia e paçmueshme”, Turqia po bën përpjekje për të gjetur një aleat. Por është fakt, që Turqia e Erdoganit nuk shihet si një partner për vendet e Ballkanit që duan të konsolidojnë demokracitë e tyre, të forcojnë integrimin Euro-Atlantik, të forcojnë respektin për të drejtat e njeriut dhe të zhvillojnë aksesin në tregun ndërkombëtar.

Me këtë vizion në mendje, është e kuptueshme se përse Shqipëria, për shembull, do të zgjidhte të ishte në anën e Greqisë, si një vend anëtar i BE, që ka normalizuar marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, përkundrejt Turqisë, kur vjen çështja tek tensionet në rrijte në Mesdheun Lindor.

Tirana, Shkupi dhe Prishtina presin për lajme të mira nga paradhoma e BE-së për arritjet e tyre në demokraci. Ankaraja nuk do t’ia dijë për sundimin e ligjit aty ku ndërton xhamitë, organizon evente të rrethprerjes masive apo kur dhuron aviona VIP. Kur burokratët islamikë qeshin me problemet e demokracive, burokratët e Brukselit monitorojnë nga afër dhe refuzojnë rregullisht.

Kjo të kujton një shprehje që mund ta dëgjosh shpesh në Tiranë: "Erdogan kujton se duke ndërtuar xhami, do ta detyrojë Ballkanin të bëjë çfarë do ai. Por e vërteta është që drejtimi i Ballkanit është Europa në Perëndim. Drejtimi i Turqisë është Rusia në Lindje. Njeriu që ecën mbrapsht nuk e udhëheq dot njeriun që ecën para./ Fenikspolitik.org©Përktheu Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI