Flash

Çfarë risie të re solli kësaj rradhe Google Maps

Lapsi.al 8 December 2020
Çfarë risie të re solli kësaj rradhe Google Maps

Google Maps po paraqet disa veçori të reja për ta bërë aplikacionin më të përqendruar në angazhimin e komunitetit, dhe në komunikimin midis bizneseve dhe klientëve.

Burimi i komunitetit brenda aplikacionit

Me këtë veçori të re, përdoruesit e Google Maps mund të kenë qasje në komentet, postimet, fotografitë më të fundit nga njerëzit dhe ekspertët vendas, për një biznes apo një vend të caktuar.

Shkëmbim mesazesh për hartat dhe kërkimin

Kompanitë e verifikuara mund t'u dërgojnë klientëve mesazhe direkt nga aplikacioni, duke lejuar kërkuesit të ndërveprojnë me bizneset dhe të bëjnë pyetje. Mesazhet nga klientët do të shfaqen në seksionin e mesazheve të biznesit.

Vlerësime të performancës për bizneset

Ky azhurnim i përqendruar tek bineset, do të gjurmojë se sa mirë po performon një kompani duke matur numrin e angazhimeve të klientëve, në Maps dhe Search. Ky sistem do të sigurojë depërtim të informacioneve për performancën dhe angazhimin e bizneseve me klientët në Google.

Imazhet e rrugëve të shtuara nga përdoruesit

Përdoruesit e Google Maps do të jenë në gjendje të paraqesin imazhet e rrugës nga telefonat e tyre. Në mënyrë të veçantë, njerëzit mund ta bëjnë këtë duke regjistruar një sërë imazhesh ndërsa lëvizin nëpër një rrugë ose shteg. Pasi të regjistrohen dhe publikohen ato pamje, Google automatikisht do t'i pozicionojë dhe kombinojë imazhet. Në këtë mënyrë njerëzit do të kenë të lehtë të orintohen edhe në zona të paregjistruara në Google Maps.

Të këshilluara

Coca-Cola ndotësi plastik numër 1 në botë

Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé janë akuzuar për "progres zero" në zvogëlimin e mbetjeve plastike, pasi u emëruan si ndotësit kryesorë të plastikës në botë për të t...

09:56

Hoteli perfekt për epokën Covid

Arkitektë të mesjetës, qytete të shkreta dhe fshatra të largëta, ajo që tingëllon si përbërësit e një filmi horror, mund të jetë në të vërtetë receta për hoteli...

17:27

"Baby Shark" kënga më e klikuar në Youtube

Baby Shark, kënga ultra-tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut 'Pinkfong', është bërë videoja më e klikuar në YouTube. Me 7,5 mil...

10:15

Konferenca Rajonale e ONE Telecommunications

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses konferencën Rajonale me Partnerët më 13, 14 dhe 15 Tetor në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Pjesëmarrja ishte maksimale, në...

10:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI