Ajo që ishte parashikuar prej kohësh po ndodh në realitet. Aq shumë është kapur Reforma në Drejtësi nga qarqe dhe interesa të brendëshme, sa ambasadorët Yuri Kim dhe Soreka të jenë krejt të pafuqishëm dhe të vihen në rolin aspak për tu pasur zili, të atyre që ankohen me deklarata.
Shembulli më i mirë që po e vërteton këtë është refuzimi për të dëgjuar thirrjet e tyre për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit.
Truku që po përdorët është shumë i thjeshtë.
Përfaqësuesit e institucioneve i thonë diplomatëve amerikanë dhe Europianë se janë të prirur ta ngrejnë kushtetuesen brenda 31 dhjetorit të këtij viti, ndërsa, nga ana tjetër, ata përdorin marifete ligjore, duke shtyrë procesin me anë të ankimeve në Gjykatën administrative të kandidatëve të skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).
Ky fakt është vërtetuar sot, kur menjëherë pasi Gjykata Administrative rifuti në garë kandidaten e skualifikuar disa herë nga KED, Zhaklina Peto, Yurki Kim dhe Soreca u deklaruan flakë për flakë.
Lexo me tej:
Yuri Kim: "Lapsi.al e paraqet situatën në mënyrë të gabuar". Si është realiteti
Ambasadorja amerikane përdori për herë të parë termin “abuzim” për këtë zvarritje të procedurave dhe i ftioi liderët politikë, duke aluduar se ata fshihen pas kësaj loje, “se duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, për të shpënë në kushtetuese edhe një emërtesë që i takon parlamentit edhe një që i takon Presidentit.
“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës & Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”.
Po të shohësh kronikat, ambasadorja Kim ka folur mbi dhjetë herë që nga fillimi i shtatori e deri më tani, se dy anatarët e rij të kushtetueses duhet të emërohen brenda këtij viti.
Ajo dhe homologu i vet europian janë takuar me kryetaren e KED, Vitore Tusha për shpejtimin e procedurave.

kanë ripërsëritur apelin edhe ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përmbylljen me urgjencë të këtij procesi e kanë përdorur edhe shkopin por edhe karotën: “Kur kjo të ndodhë, Presidenti Ilir Meta dhe Kryepralramentari Gramoz Rucci do të meritojnë vlerësime për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”, ka thënë Kim.

Por, me sa duket gjërat nuk po shkojnë sipas prishmërive amerikano- europiane, që tashmë duan të arrijnë një sukses në reformën e bërë lesh e li. Fakti se Yuri Kim detyrohet të ushtrojë presion në ç’do hap është tregues i qartë se dikush me një pushtet jo të vogël, këmbëngul të vendosë shkopinj nën rota. Dhe kjo po arrihet duke zgjatur kohën e ankimeve, duke kthyer pas procesin me gjykatën administrative dhe duke shkelur një nga parimet e reformës, se ngritja e institucioneve të reja prevalon mbi fatet individuale të konkurentëve.
Dyshimet e para janë se pas kësaj zvaritjeje fshihet dora e shumicës qeverisëse e cila si kudo tjetër do të ketë kontroll të plotë edhe mbi Gjykatën Kushtetuese.
Por, ky konstatim nuk do të qe i plotë pa prmendur një dukuri tjetër. Në rastet e mëparshme sa herë ka ndodhur kështu, opozita ka denoncuar ashpër ndërsa presidenti i republikës ka ngritur zërin në kupë të qiellit dhe ka organizuar madje edhe tubime si ai i 4 marsit, për Gjykatën kushtetuese.
Këtë radhë heshtja e tyre ngjan e habitshme. Duket sikur ka një sinkron të heshtur, që ndryshe nga sa kërkojnë euro-amerikanët tëcilët po e ndjejnë se reforma i ka rëshkitur nga duart, procesi mos mbyllet brenda dhjetorit. Dhe kjo manovër e ka një shpjegim. Me janar 2021 përpërja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ndryshon. Anëtarët e rinj mund të kenë ekzigjenca të tjera dhe mund të votojnë ndryshe për kandidaturat që duhet ti çojnë për miratim Presidentit dhe parlamentit. Pra porocesi mund të shkojë përtej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. E nëse kjo ndodh këtu do të kishim provën e parë flagrante që shumëkush e dyshonte se do të ndodhte një ditë, atë se ambasadorët janë shndërruar në “lolot e reformës”.
©Lapsi.al