Flash

Katar 2022/ Shqipëria sfidon Anglinë dhe Poloninë e Lewandowskit

Lapsi.al 7 December 2020
Katar 2022/ Shqipëria sfidon Anglinë dhe Poloninë e Lewandowskit

Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin "I" kualifikues për Botërorin në Katar. Kuqezinjtë kanë gjetur një grup me gjashtë skuadra, por duhet të përballen me Anglinë e frikshme dhe Poloninë e sulmuesit profilik Robert Lewandowski. Nuk duhen nënvleftësuar aspak hungarezët e talentit Szoboszlai, ndërsa krejtësisht të kalueshme Andorra dhe San Marino. Ndeshjet e para për të synuar udhëtimin për në Katar janë në program më datë 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022. Kontinenti i vjetër do të dërgojë në gadishullin Arabik 13 përfaqësuese, të cilat do të dalin nga 10 grupet e formuara nga shorti i hedhur në Zyrih. Menjeherë pas shortit trajnero Reja tha se ky qe kombinimi më i vështirë i mundshëm:"Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin".

GRUPI A

Portugali

Serbi

Irlande

Luksemburg

Azerbaixhan

GRUPI B

Spanje

Suedi

Greqi

Gjerogji

Kosove

GRUPI C

Itali

Zvicer

Irlanda e Veriut

Bullgari

Lituani

GRUPI D

France

Ukraine

Finalande

Bosnja Hercegovina

Kazakistani

GRUPI E

Belgjike

Uells

Ceki

Bjellorusi

Estoni

GRUPI F

Danimarke

Austri

Skoci

Izrael

Ishujt Faroe

GRUPI G

Hollande

Turqi

Norvegji

Mali I Zi

Letoni

Gjibraltar

GRUPI H

Kroaci

Sllovaki

Rusi

Slloveni

Qipro

Malta

GRUPI I

Angli

Poloni

Hungari

Shqiperi

Andorra

San Marino

GRUPI J

Gjermani

Rumani

Islande

Maqedonia e Veriut

Armenia

Lihtenshtejn

PROCEDURA E SHORTIT

Rregullorja e shortit për eliminatoret e “Katar 2022”, i aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020, i ndante 55 kombëtaret europiane në 6 vazo të ndryshme, sipas renditjes botërore të FIFA-s, të muajit nëntor 2020. Pesë vazot e para nga 10 përfaqësuese të europiane, ndërsa vazo e gjashtë me 5 ekipe. Shqipëria, bënte pjesë në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. 55 kombëtaret u ndanë në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe me nga 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera me 6 skuadra. Që para shortit ishte bërë e qartë se 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do ishin pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e Francë-Belgjikë).

KUALIFIKIMI

Europa do të dërgojë në Botërorin e vitit 2022 në Katar 13 kombëtare. 10 prej tyre do të kualifikohen direkt, ose e thënë ndryshe fitueset e secilës prej 10 grupeve që do të zbardhen sot. 3 vendet e mbetura do të dalin nga 10 kombëtaret e kualifikuara të të dytat më të mira të të gjithave grupeve, plus 2 kombëtaret me pikët më të shumta që do të kenë dalë fituese nga Liga e Europës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kualifikohen direkt, nëpërmjet eliminatoreve.

Gjithsesi, ndryshimi i vetëm për të arritur një biletë nga 3 të mundshmet për në “Katar 2022” nga 10 të dytat më të mira të eliminatoreve dhe 2 më të mirat e Ligës së Kombeve, këto 12 ekipe do të ndeshen mes tyre në muajin mars 2022, në formulën “gjysmëfinale-finale”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI