Flash

Shoqëria e spektaklit, mediat që duan audiencë dhe konspiracionistët sharlatanë

Lapsi.al 7 December 2020
Shoqëria e spektaklit, mediat që duan audiencë dhe

Konkurenca për reklama i vendos mediat dhe gazetaret në një presion të vazhdueshem për audience. Numri i klikimeve apo grafiket e audiences jane kthyer në instrumentin kryesor mates se punes se tyre, madje edhe të peshes se një gazetari apo emisioni.

Per pasoje gazetaret jane në kerkim të vazhdueshem të dickaje që terheq vemendjen tone.

Fatkeqesisht vemendjen tone e terheqin gjerat negative, të cilat zgjojne instiktet baze: si frika, ankthi dhe inati.

Prandaj media promovon vazhdimisht ngjarje si vdekje, vrasje, semundje, tragjedi, krim dhe sherr. të gjitha keto na japin një ndjesi që bota është e pasigurte, por na mbajne të lidhur tek televizori (dhe të blejme me shume).

Nga ana tjeter, media perpiqet të na argetoje, sepse jeta jone është monotone, gje që lidhet edhe me menyren se si organizohet puna në një kohe dhe sistem si ky ku jetojme.

Keshtuqe, media e trajton gjithçka si spektakel: politiken, semundjen, ekonomine dhe problemet sociale. Të gjitha trajtohen në një menyre të shpejte dhe siperfaqesore, aq sa për të terhequr vemendjen, pa arritur të shpjegojne asgje me themel.

Rezultati pastaj është që në një pandemi si kjo, merr vemendje qendrore një person si ky (shkrimi shoqërohet me një foto të kospiracionistit Alfred Cako), i cili është e paqarte cfare formimi ka, pervec aftesise për të lexuar në google.

Avantazhet e tij (Alfred Cakos-shenim Lapsi.al) janë që thote gjera që të shokojne, jep shpjegime të thjeshta për fenomene të komplikuara, dhe i lidh gjerat me fantazi duke u bere interesant.

Ndersa mjeket dhe shkencetaret marrin rol sekondar. Ata vertet kurojne perdite pacientet në spital, apo studiojne gjithe diten viruset në laborator, por ata jane të merzitshem me informacionin që japin, dhe shpesh nuk i shpjegojne dot fenomenet që jane ende duke u studiuar.

Problemi me këtë "shoqeri spektakli" nuk është kur ky thote se zv/presidentja e Amerikes do të vdese, që bota qeveriset nga zhapiket apo që në do mbetemi pa internet. Deri në ate pike, fantazite e tij nuk i bejne dem njeriu.

Problemi është kur ai futet në fushen shendetesore dhe merr guximin tu thote të semureve me kancer "mos beni kimioterapi", apo të tjereve "mos beni vaksina". Atehere ai kthehet në një rrezik për shendetin publik.

Ne kete pike, media e rrit audiencen e vet në kurriz të shendetit tone, sepse shume njerez vulnerabel psikologjikisht, i besojne keto hajvanlleqe, dhe sillen në baze të tyre.

Psh një njeri që nuk beson se virusi ekziston, nuk perdor maske, duke e perhapur virusin për vete dhe për të tjeret. një njeri që nuk beson tek vaksina nuk vaksinohet, duke ia zgjatur jeten kesaj pandemie, dhe duke rikthyer semundje që ishin zhdukur prej shekujsh. Gjithashtu një njeri që nuk beson tek kimioterapia nuk merr trajnimin e nevojshem duke rrezikuar jeten.

Une kam njohur njerez që kane paguar nga 300Euro për tu sheruar nga Covid-19 tek "mjeket popullor", të cilet jane thjeshte sharlatane të promovuar neper emisione shume të ndjekura televizive.

Duke e kuptuar presionin e gazetareve për audience, mendoj që në një situate si kjo që po kalojme, ku perdite po humbasim njerez që i duam, është e turpshme dhe e papranueshme që media dhe gazetaret të jene indiferente për pasojat e punes se tyre.

Nje gje e tille nuk duhet të lejohet të vazhdoje keshtu as edhe një sekonde me teper, dhe secili prej nesh ka një arme të fuqishme në dore: telekomanden...

Marre nga facebook i autorit

 

Të këshilluara

Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit

Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryemi...

15:56

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Ajo që ka ndodhur këtë të djelë në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku, edhe partinë e Isa Mustafës edh...

23:57

Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek, më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e ...

09:02

Hijet e një Gjykate më shumë se speciale

Tribunali Special i Kosovës me seli në Hagë më 5 nëntor akuzoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Bashkë me të u...

15:53

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI