Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…
Pikërisht me këtë qasje të analistit ka replikuar sot ashpër Besnik Mustafaj. Duke hequr mënjëanë qëndrimin e Frokut: “Çupi është ai që është: i mplakur shumë keq dhe, me sa duket, pa ndonjë të afërt pranë, që ta këshillojë për të shmangur daljet në publik” dhe atë të drejtueses së emisionit Eni Vasili që nuk shfaqi solidaritet gjinor, Mustafaj merret kryesisht me Nanon. “Mbrojtjen e Frrokut ai e kishte vetëm si pretekst për t’i bëre shërbimin e radhës Edi Ramës” thotë ai duke theksuar se qëllimi i shkrimit është të tregojë “si përdoren nga Kryeministri deri në poshtërim disa njerëz të penës, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është Mustafa Nano”. Mustafaji merr në analizë atë që ndodhi realisht dhe rrëfen se si e tregoi atë më pas gazetari: “Sipas Mustafa Nanos, Frrok Çupi është mirëfilli viktimë e Grida Dumës. Ai vërtet e humbi kontrollin e vetes, dhe kjo nuk ishte gjë e mirë, – gjykon Mustafa Nano, – por Grida Duma e paska provokuar shumë rëndë”. Aq me zell e ka marrë me sa duket Mustafaj dekonstruktimin e Mustafa Nanos, sa nuk ka neglizhuar as estetikën e jashtme të tij: “Me çfarë po shoh...Nano më kujtoi djemtë e provincës në moshën e rinisë tonë. Mustafai në Çorovodë e unë në Bajram Curr. Kur ndonjërit prej këtyre djemve i jepej mundësia për të zbritur në Tiranë, ai fillonte të “vishej”, duke marrë hua te shokët ku një triko, ku një setër, ku pantallonat e ku këpucët”. Dhe pasi përshkruan këtë qasje pre ish djali province Besnik Mustafaj i jep edhe një këshillë vërsnikut të tij: “Rriji larg Ramës. Ai nuk ka respekt për shërbëtorët. Madje argëtohet duke i poshtëruar, siç bëri para ca ditësh me njërin nga ministrat e tij më të përulur, të cilit, kur e pa që mbante çorape të kuqe, iu drejtua faqe kamerave të ERTV: Po ti, paske vjedhur çorapet e mia? Pastaj, me sinjalin e ERTV e shpërndau në të gjitha ekranet e vendit, që ta shohim ne e të argëtohemi me cinizmin e tij”. ©Lapsi.al