Flash

Yuri Kim: "Lapsi.al e paraqet situatën në mënyrë të gabuar". Si është realiteti

Lapsi.al 5 December 2020
Yuri Kim: "Lapsi.al e paraqet situatën në mënyrë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka replikuar sot me një gjuhë të kujdesshme diplomatike ndaj një artikulli të Lapsi.al, analiza e te cilit vinte në pah diferenca mes qëndrimeve të zyrtarëve të BE-së dhe atyre të SHBA, në rekomandimet që japin lidhur me nisjen e negociatave, për mënyrën se si shohin difektet dhe mangësitë e qeverisë dhe për marëdhëniet që mbajnë mes pushtetit dhe opozitës në Tiranë. Lexo me tej:

Refuzimi për negociatat/ Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës

Duke postuar artikullin e Lapsi.al, Znj. Kim shkruante sipër tij se ai "e paraqet situatën në mënyrë të gabuar".   "Ky artikull e paraqet situaten në një menyrë të gabuar. SHBA dhe BE jane të bashkuara në mbeshtetjen ndaj Shqiprinë drejt BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ato dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet“. Me të njëjtën kujdes që znj. Kim e fton Lapsi.al të shohë faktet edhe ne mendojmë se jemi përpjekur të bëjmë pikërisht këtë. Ne kemi vërejtur se zv. sekretari i shtetit Palmer kërkon një datë të hapjes së negociatave me BE, ndërkohë që vendet anëtare duket se kanë votuar të mos ta marrin këtë vendim. A nuk janë këto qëndrime të ndryshme midis administratës amerikane dhe vendeve anëtare ne BE? Në qëmtimin e këtyre diferencave mund të shkohet edhe më tej në kohë? A nuk qenë diametralisht të kundërta qëndrimet që mbajti Komisioneri për zgjerim Varlely dhe ambasada e ShBA këtu në Tiranë, ndaj ndryshimeve të njëanëshme kushtetuese që ndërmori shumica e Edi Ramës për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit në prag të zgjedhjeve? A nuk u bë dhe më flagrante mbeshtetja ndaj njëres palë, kur përfaqësia amerikane në Tiranë përshëndeti (mesazhi poshte) procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses nga kjo mazhorancë, që pastaj u diskreditua nga komisioni i Venecias?  Pra në asnjë çast, askush, nuk ka vënë në dyshim objektivin final, se edhe amerikanët edhe europianët nuk janë kundër një Shqipërie në BE. Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe SHBA për qëndrimet rreth regjimit të Tiranës? Por, diferenca është se për të arritur të njëjtin qëllim, disa i mbajnë sytë pak më hapur, për të parë faktorët realë që e pengojnë këtë rrugëtim dhe disa të tjerë i kanë disi më të mbyllur.  Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi Dhe kjo është një gjë që vërtetohet lehtë, madje që prej kohës kur paraardhësi i znj. Kim pretendonte se Policia e Saimir Tahirit kishte shkruar një histori suksesi në luftën kundër drogës, ndërsa e gjithë Shqipëria qe shndërruar në një plantacion gjigand kanabisi, që nuk mbeti media e madhe botërore pa e vënë re. Kjo po që qe një paraqitje e situatës në mënyrë të gabuar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI