Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi të shembte

Lapsi.al 4 December 2020
Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi

Kushdo që ka pasur pikëpyetje se përse lloj lloj velinash, këngëtaresh apo miss-esh të dala mode i janë vardisur Erion Veliajt duke përsëritur të njëjtat lavde të gatshme për njeriun e punës, tani e ka një përgjigje: servilizmi mund të të rrënojë publikisht, po nuk të lë pa shpërblim.

Shembulli më shndritës i kësaj është parë sot me emërimin e ish drejtuesit të emisionit më popullor humoristik, Altin Basha si rrogëtar i shtetit, me detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental. Ai ka zëvendësuar Kiço London, i cili nuk është treguar gjatë kësaj kohe aq i zellshëm në shërbimet ndaj Rilindjes.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga zëvendës-kryeministri Erion Braçe, Basha do të lërë Top Channel për të shkuar drejt zyrave të shtetit.

Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve, që tradhëtuan pa mandat kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një show propagandistik një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjizorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet. Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha doli publikisht dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Dhe kur gëlltit diku një lugë çorbë të prishur nuk ndalesh dot më.

Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të emisionit Portokalli në Top Channel, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia pasi e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private Fusha SHPK dhe me aferën e saj 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë parfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë Fushës aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Natyrisht të gjitha këto e kishin një çmim dhe regjizori që e ktheu edhe kauzën e angazhimit tek teatri në një "Portokalli" e mori shpërblimin e tij. Që nga tre dhjetori ai do të jetë rrogëtar i shtetit si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” që është krijuar gjashtë vite më parë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI