Andi Bushati:Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet
Donika Prela e kreu detyrën. Ajo nuk bëri asgjë për të hetuar drejtë dhe ndërshmërisht këto patate të nxehta dhe kjo qe arsyeja me sa duket që ajo u shpall në shkurt 2019, e pastër nga komisioni i Vettingut. Dosja e plotë e Donika Prelës/ Si u shmangën nga KPK, dyshimet për pastrim parash Vetëm pasi institucioni i saj u shkri, vetëm pasi u ngrit SPAK, ajo u flak tej si një relike e pavlerë. Nëse kur i duhej rilindjes, shkalla e parë e vettingut dilte në konkluzionin se ish prokurorja nuk e ka fshehur pasurinë, tani që ajo është e padobishme për të shërbyer, shkalla e dytë arriti në konkluzionin se ajo e ka bërë këtë mëkat. "Në përfundim, trupi gjykues i KPA i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë, vendosën ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të ish- prokurores Donika Prela", u tha në kronikat e këtij procesi. Pikërisht këtu ironia është shumë e madhe. Jo vetëm për faktin se dëshmon se si flaket tej një shërbëtore e bindur, por mbi të gjitha sepse dëshmon se si po përdoret një nga kollonat e drejtësisë së re, pikërisht vettingu, nga rilindja në pushtet, sipas nevojave të saj të ditës. ©Lapsi.al Një tjetër problem është se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM, rreth kriterit të pasurisë së Donika Prelës, rezultoi se për periudhën 2003-2012, ajo ka deklaruar si të ardhur një pagë të konsiderueshme të bashkëshortit të saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqëria e Ndërtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjë dokument të pagesave me bankë dhe të pagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për këto të ardhura. Kështu që ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janë të ardhura të zeza nga ndonjë burim tjetër. Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar, sipas Komisionit, në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë. Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë, me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë. Por sipas Partisë Demokratike, pas njërit prej apartamenteve fshihet një konflikt i qartë interesi. "Një apartament që zonja Prela e ka blerë në “Rrugën Tefta Tashko Koço”, tek një Kompani e quajtur Lim-Em, administratori i së cilës është në ndjekje penale, është nën hetim po nga Krimet e Rënda. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton". Pikërisht për këto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelës me standarte të dyfishta. Ashtu sikurse tha përfaqësuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj "lë një shije të keqe". Por shije më të keqe tashmë ka lënë fakti se ajo ka gjasa të jetë shpëtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si një njeri që ka pasuar në duar dosjet e bandave të Durrësit dhe që tani do të vazhdojë të ketë edhe ato të përgjimeve të pushtetarëve të lartë. ©Lapsi.al