Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Kthesa 180 gradë/ Pse e braktisi Merkel avokatinë e negociatave për Ramën

Lapsi.al 30 November 2020
Kthesa 180 gradë/ Pse e braktisi Merkel avokatinë e negociatave

Që nga koha kur kur Angela Merkel bënte avokatinë e Shqipërisë në mbledhjet e Këshillit Europian ka kaluar vetëm një vit. Por vendosmëria e gjermanes asokohe përballë Macron është vite dritë larg nga ftohtësia me të cilën ajo refuzoi të merrej sot me rastin e Shqipërisë.

Lexo edhe: Analiza e “DW”: Macron i fyer në Bruksel, konflikt me Merkel apo BE? Vendimi për Shqipërinë

E zhveshur nga kostumi paternalist, Merkelit iu desh veç një fjali për ta bërë të qartë kalimin në anën e skeptikëve: Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt...".

Kaq ishte fjalia e rezervuar për Ramën dhe për kërkesën, që në fund të mandatit të ketë një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, që do të thotë hapje reale të negociatave. Refuzimi qe i thatë dhe i painterpretueshëm. (Lexo ketu)

Holanda ka qenë gjithnjë kundër. Danezët, përherë skeptikë. Pamjet e Macron që nuk ia hedh vështrimin Edi Ramës janë virale në internet. Por një Merkel kaq e prerë, duket një kthesë e fortë, kur kujton se një vit më parë, ajo bllokoi JO e Francës për negociatat për vendin tonë. E megjithatë, qëndrimi i kancelares nuk mund të quhet surprizë.

Lexo edhe:  Rama: Më në fund u hapën negociatat se u bënë bajat…

Kontaktet e ngrira me Rama-Merkel

Edi Rama foli në Skype me Angela Merkel në tetor të këtij viti. Në foton që shpërndau për mediat e Tiranës gjatë bisedës, ai dukej i qeshur dhe si një optimist i pandreqshëm tha se kishte folur për disa tema të rëndësishme, mes të cilave edhe për "progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE".

Dhe pasi e konsideroi "një mike e shkëlqyer" e falenderoi kancelaren duke i thirrur në emër "Faleminderit Angela", sikur ajo të ishte një e njohur e vjetër

Në të njëjtën ditë doli njoftimi nga qeveria gjermane. Ndryshe nga muzika që luante Rama, zëdhënësi i qeverisë gjermane shkruajti: “Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. 

Tonaliteti i bisedës duket krejt tjetër, apo jo?

Lexo edhe: Telefonata me kancelaren/ Gjermanët zbardhin versionin e tyre të bisedës Rama- Merkel

Gjithsesi, ky kontakt në Skype ishte diçka. Sepse një muaj më parë, kryeministri i Shqipërisë udhëtoi drejt Gjermanisë dhe nuk arriti asgjë. Ishte i shoqëruar nga një delegacion qeveritar dhe pati për qëllim lobimin për t’i dhënë Shqipërisë PO-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në. Ramën nuk e priti askush në Berlin.

Siç raportoi DW, Ramës nuk i erdhën në takim as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

“Ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa mediume të Tiranës, gjatë vizitës në Berlin, Rama nuk ka pasur takim apo telefonatë me kancelaren Angela Merkel”, i thanë DW-së burime diplomatike nga Berlini, në vizitën e muajit shtator.

Mesazhet paralajmëruese nga Gjermania

Gjatë vitit ka një duzinë mesazhesh nga Gjermania, të shoqëruara me një seri këshillash dhe paralajmërimesh për kryeministrin Rama se pasojat e prishjes së konsensusit politik për reformën zgjedhore, po dëmtonin direkt integrimin e vendit.

Kryesisht mesazhet i dedikohen vendimit për të ndarë koalicionin opozitar, me koston e ndryshimit të Kushtetutës dhe prishjen e konsensusit politik në vend. Pjesa tjetër ka të bëjë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, që mbetet një gërmadhë institucionale tashmë prej 3 vitesh.

Kërkesat për të bërë me konsensus reformën zgjedhore dhe për të respektuar marrëveshjen e 5 Qershorit kanë qenë të qarta nga Johan Vadefule, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.

Raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar CDU/CSU, Kristian Shmid tërhoqi vëmendjen për ndryshimet e njëanshme kushtetuese, por sërish kryeministri i Shqipërisë nuk dëgjoi.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ishte i qartë në 30 korrik, ditën kur u ndryshua Kushtetuta, se konsensusi ishte një nga kushtet e Bundestagut, por sërish kryeministri Rama nuk u ndal.

Lexo edhe: Shpjegimi/ Hipokrizia e Ramës me “shurdhërinë” e BE për negociatat

"Shurdhëria" e ka një kosto. Sot kancelarja gjermane është në anën e skeptikëve.

Lexo edhe: Rama flet hapur: Nuk jam optimist, Franca ka mendim ndryshe nga Gjermania

Koha kur Merkel nuk pajtohej me Macron për Shqipërinë

Rreth një vit më parë, ndërsa udhëtonte drejt Brukselit për mbledhjen e Këshillit Evropian, kryeministri Rama shprehej se Franca dhe Gjermania nuk ndanin të njëjtin qëndrim për Shqipërinë. Sepse Gjermania ishte pro nisjes së kushtëzuar të bisedimeve Shqipëri-Bruksel.

Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intesivisht për një PO për të dyja vendet (Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut) ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron  dhe Francës nuk përkon për momentin për të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi  por po bëhet maksimumi për të marrë një PO”- thoshte Rama rrugës drejt Brukselit.

Lexo edhe:  Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Vini re ndryshimin që ka pësuar qëndrimi i Gjermanisë në një vit. Kthesa është 180 gradë nga një vit më parë. Dhe për herë të parë, po serviret para mbledhjes së Këshillit Europian, për të mos lënë asnjë dyshim se përfundimi do të jetë i hidhur. ©Lapsi.al

Lexo edhe:  Historia e negociatave/ Pse “dasmat pa krushq” nuk e fshehin dot më dështimin

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI