Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

Lapsi.al 29 November 2020
Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon

Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se për takimet e fushatës elektorale në Dibër ka përdorur helikopterin e ushtrisë. Një video u publikua fillimisht nga ish shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish deputet i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, ku duket helikopteri i Forcave të Armatosura gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/Olta-Xhacka-helikopteri.mp4"][/video]

Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale.

Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2017 e ka mohuar këtë version të opozitës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se “as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”.

Ministria sqaron se "helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem”. (Njoftimi i plotë KëTU)

Njoftimi shoqërohet nga një varg epitetesh ndaj Xhemal Gjunkshit të cilit i përmendet “karakteri” dhe “bëmat” si “një ish-ushtarak i diskretituar”. Gjuha e përdorur i jep ministrisë nuancat vjollcë të selisë së PS-së, kur vazhdon: Në kohën e të cilit (Xhemal Gjunkshit) vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Opozita nuk e la me kaq, por vazhdoi të kërkojë shpjegime për përdorimin e helikopterëve të ushtrisë. Sipas deputetëve të PD-së, Ministrja e Mbrojtjes ka qenë edhe në këtë takim për punimet e kanalizimeve nga Bashkia në Burrel, ditën kur është filmuar duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë. Fotot më poshtë janë publikuar në profilin e Ministres Xhaçka në 16 Nëntor.ë

Një përgjigje e dytë erdhi përmes Petro Koçit, që mban detyrën e zv.Ministrit të Mbrojtjes. Edhe ky siguron se: Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!Petro Koçi kujtoi se nuk është hera e parë që opozita lëshon akuza të paqena dhe duke kujtuar rastin e dy pilotëve që ranë dëshmorë në Shkodër.

"Kjo është partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë” u shpreh ai.

Por megjithëse gjen kohë të gërmojë në të shkuarën në dokumentat e ëikileaks, pastaj të rikthejë dëshminë e Babales dhe të kalojë nga video-klipet e këngëtarëve tek kërkimet e thesarit, Olta Xhaçka nuk jep shpjegime dot një detaj thelbësor: Nëse nuk ishte në Dibër për fushatë, siç thotë Xhemal Gjunkshi, përse ka udhëtuar me helikopter në momentin që tregohet në video? Nëse është e vërtetë që çdo fluturim i helikopterëve është i dokumentuar në mënyrë të pakopromentueshme, atëherë përse nuk sqarohet po kaq me detaje udhëtimi në fjalë, i filmuar në videon që publikoi opozita? Nëse, qëllimet e fluturimeve janë të përcaktuara në ligj, cili ka qenë qëllimi i përdorimit të helikopterit, në momentin që shihet në video?

Përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga partia në pushtet është një fenomen i rëndomtë. Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e institucioneve kryesore përdorin stafin, makinat, karburantin, mjetet e zyrave të marrëdhënieve me publikun etj, duke e shndërruar administratën në një makinë elektorale në shërbim të partisë.

Të zakonshme gjatë fushatave janë aktivitetet ku shpërndahen lejet e legalizimit, ku qytetarët në nevojë shndërrohen në figurantë falenderues para kryeministrit dhe ministrave. Gjithsesi, përdorimi i helikopterit si taksi, vendos një standard tjetër të keqpërdorimit të administratës, kur jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve. Dhe fushata ende nuk ka nisur me të gjithë vrullin e saj.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI