Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

OFL/ Fundi pa lavdi i operacionit "mediatik" kundër të fortëve të krimit të organizuar

Lapsi.al 27 November 2020
OFL/ Fundi pa lavdi i operacionit "mediatik" kundër të

Në fund, Operacioni Forca e Ligjit u katandis në një operacion ekskluzivisht mediatik, në të cilin rol thelbësor, më shumë se policët apo kriminelët, e patën gazetarët dhe politikanët. Një shoë i cilësisë së lartë, ku si përfundim Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar të jetë pjesë, përmes një shkrese që i ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe ku kërkon ndryshimin e ligjit.

Është fjala për aktin normativ, të ashtuquajturin KÇK, që solli në dyert e Prokurorisë së Posaçme të dënuar për vjedhje, grabitje, vrasje apo vepra të tjera penale, që nuk janë objekt i kësaj gjykate.

Në letër thuhet se “mbledhja e gjykatësve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e mendimit që Gjyakata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shqyrtojë vetëm kërkesat për sekuestrim dhe konfiskim të të ardhurave e pasurive të dyshuara si të përfituara në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas kompetencës lëndore të kësaj Gjykate të prcaktuar në nenin 75/a të KPrP”.

Me pak fjalë, “peshqit” që po godet OFL janë shumë të vegjël për “rrjetën” e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lexo edhe: Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

Shqetësimi i gjykatësve është se nga dhjetëra rastet që i ka dërguar policia, personat për të cilët kërkohet konfiskim pasurie nuk janë pjesë e krimit të organizuar dhe duke gjykuar këta persona po shkelet ligji. Duket se për të justifikuar bujën mediatike me të cilën u prezantua operacioni dhe për të pasur shifra të bollshme të “goditjeve”, Policia e Shtetit nuk po filtron më personat që u kërkon justifikimin e pasurisë.

Lexo edhe: FOTO pikante/ Plas gallata në internet me OFL-në e Ramës

Bëhet fjalë për të dënuar për krime të zakonshme, ndaj Gjykata e Posaçme propozon që akti normativ i ashtuquajtur KÇK (Kap Ça të Kapësh) të ndryshojë dhe rastet të trajtohen nga Gjykatat e një niveli më të ulët.

Po bëhen 10 muaj nga shpallja e OFL dhe Prokuroria e Posaçme ka dërguar 120 kërkesa për gjykim. Asnjë vendim nuk është marrë për asnjë prej tyre.

Letra drejtuar Ministrisë së Drejtësisë është goditja e fundit që merr shoë me emrin "Operacioni Forca e Ligjit", pas një serie dështimesh që e shoqëruan këtë aksion, që nga nisja e tij. Për t’u përmendur është përpjekja për sekuestrimin e pasurisë së Lul Berishës në Durrës, të cilit iu mor makina e blinduar dhe një sasi e madhe nafte. Të dyja asetet iu kthyen të zotit pak muaj më pas. Skandal ishte sinjalizimi i shërbimeve të huaja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi informoi subjektet e operacionit për detaje të punës së policisë dhe për këtë sot është nën akuzë nga Gjykata. Qershia mbi tortë ishte kërkesa për justifikimin e pasurisë që iu dërgua një prej ushtarëve të ISIS, Shkëlzen Dumanit, ndërkohë që ky kishte ndërruar jetë kohë më parë.

Lexo edhe:  “Forca e ligjit” si e humbi betejën përballë “Forcës së politikës”

Gjithsej janë rreth 200 kërkesa të trajtuara nga SPAK, nga të cilat janë kërkuar 49 konfiskime, ende në proces gjyqësor. Deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. OFL nisi si një superoperacion i policisë, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj dhe pati mbështetje nga agjencitë e huaja. Por siç po rezulton aksionet e policisë nuk i shkuan deri në fund sekuestrimit të pasurive për asnjë nga emrat e njohur të krimit që vetëm sa u lakuan në media për të shkuarën e tyre kriminale.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI