Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Akademia e Shkencave si në diktaturë/ Deklaratë kundër Gjykatës Speciale

Lapsi.al 27 November 2020
Akademia e Shkencave si në diktaturë/ Deklaratë kundër

Akademia e Shqiptare e shkencave dhe një tufë institucionesh gjoja shkencore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup po modelohen sipas shembullit të akademive të Dobrica Qosiçit, që gjallonin në periudhat e diktaturave të shekullit të kaluar.

Ato janë vënë kokë e këmbë në shërbim të interesave politike të ditës duke u bërë viktima të një patriotizmi sa fëmijënor po aq edhe folklorik.

Institucioni i drejtuar nga Skënder Gjinushi, Instituti Albanologjik dhe ai historik në Prishtinë, Drejtoria e Arkivave në Tiranë, kanë dalë së fundi me një deklaratë ku tentojnë të mbrojnë luftën çlirimtare dhe epopenë e UÇK-së.

Gjoja sikur shigjetojnë disa qarqe të errëta që po e përdhosin këtë faqe të lavdishme të historisë tonë, ato i kundërvihen në fakt ngritjes së Gjykatës speciale dhe marrjes si të pandehur në të të disa drejtuesve të luftës në Kosovë.

Në deklaratën me 6 pika thuhet se kategorizimi i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale është një përpjekje për të njollosur vlerat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës. Por në fakt, as kjo gjykatë jo e jo, por as edhe ai që po etiketohet së fundi si njeriu i Beogradit dhe Moskës, pra Dik Marti, nuk e ka konsideruar UÇK si organizatë kriminale, në raportin e tij.

 “UÇK-ja dhe lufta e popullit të Kosovës si një luftë e drejtë pati një jehonë e mbështetje të gjere ndërkombëtare të opinionit publik e institucioneve të ndryshme. Kjo luftë u mbështet drejtpërdrejt nga shtetet e organizmat perëndimore demokratike e shprehur me ndërhyrjen e NATO-s për goditjen e makinerisë ushtarakë të Miloshecivit, për çlirimin e Kosovës dhe për garantimin e një qeverisje demokratike nën kujdesin e misionit ndërkombëtar UNMIK”, thuhet në një nga pikat e deklaratës.

Por ajo që bën çudi është fakti se deklarata e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që nuk është nënshkruar nga homologja e saj në Kosovë,  godet në të gjitha drejtimet ekzistencën e Gjykatës së hagës, të ngritur me insistimin e atyre që faktikisht çliruan Kosovën dhe i njohën asaj pavarësinë, ShBA, Britania, Franca, Gjermania etj. Meqë sipas deklaratës kjo gjykatë përbën një precedent historik, gjithkush mund të shprehë mospëlqim ndaj saj.

Dhe mospëlqimet janë disa:

Kjo është një gjykatë më e ulët në hierarki sesa Tribunali i Hagës për krimet e luftës në Jugosllavi.

Kjo është një gjykatë që po shkel parimin e mos gjykimit për të dytën herë të një çështjeje të gjykuar.

Si e tillë, sipas deklaratës, ajo nuk është legjitime, është e politizuar, duke i shërbyer kështu interesave të "qarqeve të mirnjohura, që akuzat për krime individuale duan ti kthejnë në akuza kundër UÇK-së".

Me një stil propagandistik të padëgjuar që para viteve '90, deklarata do të justifikojë edhe faktin që kjo gjykatë u ngrit me votat dhe mbështetjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. "Ata e votuan jo për të akuzuar individët, por për të pastruar luftën nga akuzat e padrejta".

Faktin se ky është një dokument i turpshëm, i varfër në fjalor, i mykur në mendësi dhe foshnjor në argumenta e bë më të rëndë edhe përdorimi politik i skajshëm i insttitucioneve që e kanë hartuar.

Nëse vërtet do të ekzistonin këto shqetësime "historike" dhe "shkencore", kjo deklaratë do të duhej të ishte bërë në kohën që po diskutohej nëse duhej ngritur një Gjykatë Speciale apo jo. Por atëherë u hesht nga të gjithë me përjashtim të Vetëvendosjes. Dhe vetëm kur viktima të Hagës u bënë politikanë të lartë, me influencë dhe pushtet në Prishtinë , u kujtuan të flasin për padrejtësi qeveritarët dhe shkenctarët që bëjnë fresk pas tyre.

Më shumë sesa për të ruajtur të pastër historinë dhe luftën çlirimtare, institucionet që janë radhitur në këtë deklaratë, i shërbejnë interesave të PDK-në Kosovë, që nisi një fushatë me slloganin "Liria ka emër", për të barazuar luftën e një populli me dy drejtuesit e saj.

Ajo i shërbën gjithashtu përpjekjeve të aleatëve të tyre në Tiranë, që u kujtuan të ngrenë një komision parlamentar sa qesharak dhe propagandistik, ndonëse më parë nuk e kishin kundërshtuar ngritjen e speciales dhe ndonëse kishin votuar që EULEX, të hetonte krimin në teritorin Shqiptar.

Pra, deklarata e Akademisë së Shkencave dhe e institucioneve që i janë radhitur nga pas është shembulli më flagrant i vendosjes së shkenctarëve, studiusve, historianëve, në shërbim të politikanëve të fortë dhe interesave të tyre, si në ditët më të errëta të diktaturave.  

Ajo nuk është ne gjendje të mbrojë as luftën as të shkuarën e lavdishme. Ajo është thjeshtë një dëshmi e trysnisë liberticide që një kastë vendimarrësish ushtron dhe mbi insitucionet gjoja të pavarura të mendimit shkencor.

 

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI