Flash

Java e kërdisë nga Covid -19 / 98 të vdekur në tetë ditë

Lapsi.al 24 November 2020
Java e kërdisë nga Covid -19 / 98 të vdekur në tetë
Kjo e marë e 24 nëntorit është deri më tani dita rekord për viktimat që ka shkatuar COVID-19. Plot 19 persona që kanë humbur jetën nuk kanë arritur ti’a dalin betejës me virusin e tmerrshëm. Po të shihen rastet e vdekjeve që nga e marta e kaluar në 17 nëntor e deri më sot, rritja është e frikshme. Nëse një javë më parë vdekjet ishin vetëm gjashtë, sot kjo shifër është trefishuar. Po të bëhet një krahasim i shpejtë i numrit të vdekjeve me numrin e atyre që dalin pozitive nda testimet diferenca është e madhe, Pra numri i të infektuarve të përditshëm është aty aty në krahasim me një javë më parë, ndërsa ai i humbjes së jetëve ka kapërcyer. Lexo me tej:

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Ende nuk dihet nëse kjo rritje e menjëhershme e kurbës së mortalitetit  është si rezultat i rritjes së transparencës, apo si pasojë e agravimit të sëmundjes. Nga Partia Demokratike është pretenduar se shifrat janë rritur që pas denoncimit të Bashës për fshehjen e numrit të të vdekurve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë. Lexuesit mund të shohin vetë kërcimin e kurbës nga të dhënat ditë pas dite që Lapsi.al po përmbledh nga komunikatat e Minisrisë së shëndetësisë në tetë ditët e fundit. ©Lapsi.al    

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

E martë 17 nëntor Një tjetër rekord shifrash me COVID-19 në vendin tonë. 694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. E mërkurë 18 nëntor 711 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë E enjte 19 nëntor 786 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. 11 qytetarë kanë ndërruar jetë në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana. E premte 20 nëntor 836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit E shtunë 21 nëntor 13 viktima dhe 737 raste të reja raportohen në 24 orët e fundit. E dielë 22 nëntor 14 të vdekur dhe 565 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. E hënë 23 nëntor Mbetet i lartë numri i të infektuarve dhe i viktimave prej COVID-19.  Nga 2.352 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë  me COVID-19 795 qytetarë, ndërsa 17 të tjerë kanë ndërruar jetë. E martë 24 nëntor 744 raste të reja janë identifikuar pozitive me virusin, ndërsa 19 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI