Flash

Shkëmbimi i territoreve/ BE u jep goditjen e fundit alibive

Lapsi.al 23 November 2020
Shkëmbimi i territoreve/ BE u jep goditjen e fundit alibive

Tani askush nuk dyshon më, por kur konfirmimi vjen nga një figurë e lartë, bëhet plotësisht e besueshme. “Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e dialogut”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë një interviste të publikuar në median serbe “Nezavisne“.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një alternativë”.

Ai theksoi se në union ka shtete anëtare që e kundërshtojnë fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. “Por, në parim, ajo që duam është të jemi një ndërmjetës. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol,” tha Borrell.

Për një kohë të gjatë, edhe pasi e propaganduan shumë në shtypin pro tyre, protagonisët e kanë mohuar një zgjidhje të konfiktit me ndryshim kufijsh.

Lexo më tej:

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Madje përpos Prishtinës dhe Beogradit, atë filluan ta mohojnë edhe zytarët e lartë të administratës në SHBA. Përfaqësuesi kaubojs i presidentit Trump, i cili donte të mbyllte një marrëveshje të shpejtë në kuadër të fushatës elektorale amerikane, shkoi aty deri aty sa të pohonte se nuk kishte dëgjuar kurrë për një plan të tillë. Madje në fillim të këtij viti u bë edhe një deklaratë zyrtare.

Përmes Richard Grenellit, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, amerikanët garantuan se: “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si kanë spekuluar disa. Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë.”

The Guardian: BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve në takimin e Uashingtonit

Gjërat ndryshuan disi pasi ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, vendosi të tregojë të vërtetën rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar", ka thënë ai me zë dhe figurë (shiko ketu).

Bolton në një intervistë gjatë kësaj vere, duke folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar se nëse dy vendet arrinin marrëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë t'i dilte kundër.

John Bolton: “Shkëmbimi i territoreve ishte politikë e administratës Trump”

“Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje, pjesë e së cilës do qe shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thoshte ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!", pyeti atëhere Bolton.

Tani kjo e vërtetë pranohet hapur edhe nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell duke i dhënë të drejtë të gjithë atyre që kundërshtuan këtë plan, të cilin publikisht nuk e mbronte hapur askush.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI