Letra e kryeministrit Rama për ish futbollistin dhe trajnerin e njohur serb, Sinisha Mihajloviç, që u prek nga një sëmundje e vështirë, ka nxitur edhe njëherë polemikën e hershme mes patriotëve dhe kozmopolitëve. Të parët shohin tek miqësia e shpallur kundrejt këtij miku të paramilitarëve serbë, një akt të pastër tradhëtie.
Të dytët një simpati që shkon përtjet ideve dhe qëndrimeve politike, të një personazhi të njohur, si ato që mund të shkaktojë një artist apo një sportist i përmësave botërore. Pikërisht ky debat vjen pas të singjajshmit të tij, kur ish kryebashkiaku i dikurshëm i Tiranës i dhuroi çelësin e qytetit, Goran Bregoviçit.
Polemika po rihapet ngaqë Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin tij autobiografik “La partita della vita” (Ndeshja e jetës)"dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky mesazh është shkruar gjatë periudhës kur trajneri serb po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit e ka botuar në librin e tij mesazhin e Ramës, ku ai e quan pa droje Aleksandar Vuçiçin një "mik të Përbashkët" dhe nuk i kursen lavdet për këtë seb që në kohën e bombardimeve të 1999 përkrahte Milloshevçin dhe i cili nuk e njeh pavarsinë e Kosovës (letra e plotë poshtë).
Por, do ishte shumë sipërfaqësore dhe redukstuese ta shikoje këtë debat si një kundërvënie mes anatemuesve të tradhëtarëve dhe kozmopolitëve. Edi Rama nuk renditet sinqerisht dhe me bindje në asnjë kategori. Ai më shumë i ngjan një snobi, të sëmurë për të joshur, për të tërhequr vëmendjen, për ti seduktuar të tjerët, sidomos kur këta janë të famshëm, duke përdorur për këtë çdo lutje, çdo përkulje dhe çdo çmim.
Pra mesazhi "i ndjerë" për Mihajloviçin, njësoj si çelësi për Bregoviçin, më shumë se një tentativë për të përdhosur ndjenjat tona kombëtare është i ngjashëm me aktet e tjera të kryeministrit tonë në mjediset publike.
Ai është më pranë sjelljes të fillim mandatit, për të joshur Anxhela Merkelin duke treguar gjatë darkave të liderëve Ballkanikë, barcaleta nga koha e komunizmit.
https://lapsi.al/2015/07/08/batutat-me-te-cilat-rama-fitoi-zemren-e-merkelit/
Ai ngjan më shumë me atë videon e famshme kur kryeministri ynë i shkonte pas Donald Trumpit, duke e ndjekur nga mbrapa në samitin e NATO-s vetëm për ti rënë në sy.
https://lapsi.al/2019/01/24/metamorfoza-si-po-mundohet-rama-te-laje-gafat-e-dikurshme-me-trump/
Ai të kujton më shumë nisjen e një çarteri privat drejt Torinos për ti shkëputur një autograf Kristinao Ronaldos dhe për të hedhur fotot më të në Facebook.

Pra duhet të jemi të qartë. Rama nuk i ka shkruar Sinisha Mihajloviç ngaqë ishte serb. Ai do ta bënte edhe po të qe eskimez. Boll të kishte famë ndërkombëtare.
Prandaj kjo vardisje ndaj yjeve të politikës, sportit apo shoubizit është një thirrje përtej patriotizmit dhe tradhëtisë. Ajo dëshmon për një njeri të sëmurë për të rënë në sy, për një mjeshtër të sipërfaqes që nuk ka kapërcyer ende komplekset e adoleshencës për tu pranuar nga VIP-at, për një snob që nuk ka asnjë parim përpos të bjerë në sy.
Prandaj të gjithë patriotët duhet ta dinë se Edi Rama nuk është kundër tyre, ndonëse ndonjëherë, veset dhe manitë që ka e vendosin në barrikadë të ndryshme me parimet që ata kanë për kombin.
©Lapsi.al
Letra e plotë e botuar në librin "Ndeshja e jetës"
“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.
Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.
E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.
Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.
Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.”