Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Gënjeshtra me video/ Taulant Balla ka me shumë kaseta edhe se vetë Bellanica

Lapsi.al 21 November 2020
Gënjeshtra me video/ Taulant Balla ka me shumë kaseta edhe se
Taulant Balla është i vetmi nga politikanët dhe gazetarët e rilindjes që ka deklaruar publikisht se midis Lulzim Bashës dhe njeriut që e akuzon atë se ka fshehur kasetën me krimet e luftës nga serbët në Krushë të madhe, ai i beson, të dytit. Ndërkohë që socialistët e tjerë ngrnë pyetje dhe hedhin dyshime të tërthorta, Balla deklaron pa droje se kreu i opozitës e ka fshehur kasetën e filmuar nga kameramani amator.

Plas gallata/ Ku e fshehu kasetën Lulzim Basha

Më në fund është kuptuar edhe arsyeja se përse ndodh kjo. Sepse, Taulanti që kërkon një kasetë, di edhe më shumë sesa i zoti i filmimeve. Ndërkohë që Milaim Bellanica ka deklaruar se të gjithë faktet e tij i kishte të mbledhur në një videokasetë, Balla i zënë ngushtë pretendon se Bellanica ka pasur dy të tilla. Ky zbullim është bërë gjatë një debati në Open të enjten në mbrëmje. Kur u përball me argumentin se Lulzim Basha nuk ka fshehur asnjë provë dhe se, sikurse ka deklaruar edhe ish deputeti socialist Dashamir Peza që në vitin 1999 ka punuar për BBC, kameramani amator këtë provë filmike ia ka dhënë televizionit prestigjoz britanik, Balla ndryshoi version.

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

Ai torri një histori të gjatë për ekzistencën e dy kasetave, një që e ka pasur vetë Milaimi dhe një që e ka pasur nëna e tij. Pra njërën e ka marë BBC dhe tjetrën e ka fshehur Lulzim Basha (shiko pjesën e dytë në videon poshtë). Në këtë version e ndihmoi edhe gazetari Carlo Bollino i cili konfirmoi ekzistencën e dy kasetave madje precizoi se njëra është audio dhe tjetra video. Por, në fakt, Taulant Balla nuk e dinte se pikërisht në të nëjtën kohë që ai deklaronte në Top Channel se ishin dy kaseta dhe Basha kishte fshehur njërën prej tyre, Bellanica po jepte intervistë live në Syri televizion, dhe i pyetur në mënyrë precize nga Ylli Rakipi, do të deklaronte se ai ka pasur vetëm një kasetë të vetme (pjesa e parë e videos poshtë). [video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-21-at-13.11.32-1.mp4"][/video] Pra është e qartë se Taulant Balla si përfaqësues i rilindjes ka edhe më shumë kaseta dhe prova sesa i zoti i punës.

Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang fushatën e propagandës së rilindjes

Ky "lapsus" i vë vulën kësaj historie dhe tregon qarte se kush qendron pas saj, por nga ana tjetër, ai nuk e mbyll atë, sepse dëshmon se socialistët mund të prodhojnë sa prova të duan për të bërë realitet fabulën që kanë ngritur vetë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI