Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Vdekjet nga Covid/ Prokuroria hesht para se Rama të japë versionin nga kryeministria

Lapsi.al 20 November 2020
Vdekjet nga Covid/ Prokuroria hesht para se Rama të japë versionin nga

Sytë u kthyen të gjithë nga prokuroria kur Lulzim Basha lëshoi bombën e fshehjes së 414 emrave të pacientëve, që kanë ndërruar jetë në spitalet Covid nga muaji mars deri në tetor. Vetë Basha, kur artikuloi akuzën e rëndë nxorri dokumentat, ku sipas tij ishin emrat e pacientëve që humbën jetën nga Covid dhe nuk u raportuan. Ai kërkoi disa herë gjatë emisionit Opinion ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për të verifikuar listën dhe skedat e pacientëve, që sipas PD, janë fshehur në raportimet publike.

I mësuar me praninë e prokurorëve në dyert e Klan për shumë më pak se kaq, drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu tha se i priste shpejt prokurorët të vinin të sekuestronin dokumentat që i dorëzoi Lulzim Basha. "Ç'ma solle prap prokurorinë në derë mbas emisionit. është bërë e zakonshme kjo tani" tha Fevziu, që ngulmoi se "nëse ato janë dokumenta zyrtare dhe prokuroria nis hetime a jeni i gatshëm ju të dilni e të dëshmoni para prokurorisë?"

“I bëj thirrje për herë të pesë Prokurorisë të shkojë tani te morgu” ishte kërkesa e përsëritur e kreut të PD-së, që ndërkohë ishte i gatshëm të dorëzonte dokumentat që kishte me vete dhe të jepte dëshminë e tij.

Në emision ka ndërhyrë përmes një telefonate edhe shefi i Mjekësisë Ligjore, Bledi Xhemali që tha se ishte i hapur për bashkëpunim me Prokurorinë, nëse kjo e fundit do të niste hetimet. "Ne nesër e bëjmë një sqarim të plotë të të gjitha rasteve, le të vijë prokuroria të hetojë çdo gjë pasi për të gjitha rastet mjeko-ligjore jemi shumë të përpiktë" tha Xhemali.

Edhe në reagimin që patën mjekët e spitalit Covid 1 në QSUT, pavarësisht se mohuan të kishte ndodhur fshehja e numrit të viktimave, sërish ata përmendën prokurorinë për të zbardhur të vërtetën. Në emër të mjekëve foli Najada Çomo që kërkoi verifikim të kartelave mjekësore. "Nëse kjo akuzë përsëritet ne do të njoftojmë organet kompetente që të bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore dhe nuk do të lejojmë gjithsesi pa ballafaqim miqësor apo ligjor këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional" u shpreh Çomo.

Edhe gjatë orëve të pasdites, Basha u ka bërë thirrje prokurorëve të Tiranës të kalojnë në morg, ku sipas tij ekziston mundësia që provat të manipulohen dhe të shkatërrohen, ndërkohë që orët kalojnë. "Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do të bëjë nesër kryeministri nuk mund të jetë tjetër vetëm momenti i manipulimit të provave dhe unë s'kam asgjëtjetër për të thënë, vetëm se: Veproni zotërinj prokurorë, shkoni merrni provat që na i sollën ne. Janë aty. Në morg!"

Basha i referohet një konference për mediat që kryeministri ka njoftuar për ditën e shtunë, ku Rama pritet të japë versionin e tij për akuzën. Kryeministria dhe prokuroria janë dy institucionet e vetme që nuk kanë reaguar për ngjarjen.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), që drejtohet nga Arben Kraja ka deklaruar sot se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19. Ndërkohë prokuroria e Tiranës që ka kompetencë dhe që drejtohet nga Elisabeta Imeraj, ndoshta e zënë me porosinë okulte të Erdoganit për të luftuar gylenistët, nuk ka ngritur ende nje grup hetimor dhe për pasojë nuk është bërë asnjë verifikim.

Por ndërsa për Ramën koha që zgjedh për t'u përgjigjur mund të jetë pjesë e lojës politike, heshtja e prokurorisë për një denoncim kaq të fortë nga opozita është një test që tregon se organi i akuzës është krejtësisht i paralizuar dhe nën urdhrat e mazhorancës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI