Flash

Kaseta e Krushës/ Edi Rama shpërfill dëshminë e mikut të tij Dash Pezës

Lapsi.al 19 November 2020
Kaseta e Krushës/ Edi Rama shpërfill dëshminë e mikut

Nga studio e “Real Story”, kreu i qeverisë komentoi deklaratën e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, dhënë pak ditë më parë në një intervistë mbi mënyrën se si përfundoi në BBC kaseta e masakrës së Krushës.

Rama i quajti "detaje" për të cilat nuk ishte i interesuar, duke i shmangur deklaratat e Pezës, që rrëzoi thëniet e Milaim Bellanicës për kasetën e Krushës.

“Nuk jam as hetues, as i interesuar për detaje, unë nuk kam asnjë arsye të besoj që dëshmitari nga Kosova, por edhe të tjerë që kanë folur, kanë ndonjë motiv që t’i turren Lulzim Bashës dhe ta mbulojnë me shpifje. Këtu problemi është lidhur me punën në të shkuarën, pasi Basha nuk ka dalë asnjëherë të flasë qartë se cili ka qenë roli i tij. Gjithë kjo që krijohet si paqartësi, si konfuzion, dhe që njerëzit të ndahen mes patriotëve dhe tradhtarëve, është mungesë e burrërisë së liderit të opozitës në përballjen me faktet. Nuk ka asnjë gjë tjetër këtu, as kam bërë akuza, as kam dashur të përfitoj ndonjë gjë nga kjo”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Ish-deputeti socialist Dashamir Peza, hodhi poshtë pak dite me pare akuzat e kameramanit amator nga Kosova Bellanica, se Lulzim Basha i mori kasetën dhe e zhduku. Dash Peza, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe më pas deputet i PS, atëhere shoqëronte ekipin e BBC si përkthyes në Kosovë.

https://lapsi.al/2020/11/17/krimet-e-luftes-edhe-miqte-e-rames-e-kthyen-ne-boomerang-fushaten-e-propagandes-se-rilindjes-kunder-bashes/

Peza tha në një intervistë për News 24 se BBC i bëri të qartë Milaim Bellanicës se nuk do t’ia blejnë kasetën. Nëse ai dëshiron mund t’ia japë kasetën që pamjet ti transmetohen botës. Dhe, sipas Pezës, ai këtë bëri.

https://lapsi.al/2020/11/17/andi-bushati-kaseta-e-ramallanices-qe-shfaqi-armiqte-e-drejtesise-nderkombetare/

“Me kujtesën që kam unë mendoj që kjo kasetë i është bërë e qartë Melaimit që ai po ja dhuron BBC dhe përshtypja ime është që ka pasur një marrëveshje mes dy palëve. Ai ka pranuar që ta japë, BBC ka bërë të qartë që ata nuk blejnë lajme. Nëse zotëria dëshironte të ndihmonte që lajmi t’i bëhej i njohur botës, duhet të jepte kasetën te BBC. Kam përshtypjen që BBC ja ka ofruar zyrës së OKB, por përtej kësaj nuk di asgjë, sepse këto janë cështje që nuk kishin nevojë për përkthim nga ana ime.” – tha Peza në intervistë. Por Edi Rama ka bërë sikur dëshmia e mikut te tij nuk ekziston dhe dhe e la konsideruar atë thjesht një detaj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI