Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Lapsi.al 17 November 2020
Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Edhe gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Europian, qeveria shqiptare do të dështojë me integrimin për të shtatën herë që kur socialistët erdhën në pushtet në 2013. Pas konferencës së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku është diskutuar për zgjerimin, u vendos që të mos kryhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Burime nga Bruksel shpjegojne se 5 vende të BE janë të gatshëm të ushtrojnë veton, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 6 parakushtet e vendosura nga BE në fillim të këtij viti.

Në përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm, përfaqësuesi i Gjermanisë, Michael Roth u pyet nga gazetarja e Abcnews, Erisa Zykaj, nëse Gjermania ia ka dalë të bindë vendet e tjera për të caktuar një datë për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në përgjigjen e tij, Roth foli për dy kushtet e paplotësuara, duke lënë të kuptohet se edhe këtë fundviti do të ketë refuzim.

"Unë e ndjeva se mbledhja e sotme ishte në frymën e duhur për të na dhënë mundësinë që të arrijmë në konkluzione pozitive në fund të presidencës tonë, që do të thotë vënien në zbatim të kornizave negociuese dhe hapjen e konferencave ndërqeveritare. Me të drejtë, ju iu referuat Shqipërisë dhe thatë se mbeten ende dy pika, dy çështje ende të pazgjidhura dhe to janë pjesë përfundimeve të mbledhjes së Prillit. Së pari është nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, impelmentimi i ligjit zgjedhor. Gjithsesi arsyet që të jemi optimistë se këto do të ndodhin shpejt, janë çështje të vështira sigurisht. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin e vetingut, për të pasur më shumë gjykatës dhe prokurorë që të zëvëndësojnë ata që u larguan nga detyra. është një vend i vogël dhe kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Ndodh në shumë vende që të jetë e vështirë që të ketë konsensus për Kodin Zgjedhor. Por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nuk mund ta them ende, nëse mund të kemi një konkluzion të suksesshëm në fund të këtij viti" u shpreh Roth.

Pas përmendjes së dy kushteve të paplotësuar nga Shqipëria, Michael Roth foli për Maqedoninë e Veriut dhe votën kundër të paralajmëruar nga Bullgaria.

"Të gjithë përfaqësuesit shprehën mbështetje për një konkluzion pozitiv, përveç Bullgarisë (votë kundër Maqedonisë së Veriut). Pavarësisht kësaj, javën e fundit Gjermania është përpjekur që të bindë miqtë tanë për të rënë dakort dhe shpresojmë që rregullojmë pozicionin tonë, por mesazhi sot ishte i qartë" u shpreh Roth.

Roth vazhdoi se mbeten ende pak javë kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre në lidhje me gjuhën dhe historinë, por ai tha se të gjitha vendet e tjera ishin dakort që për Maqedoninë e Veriut të kishte përparim në procesin e integrimit.

Lexo edhe: Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Dështimi për Shqipërinë ishte i pritshëm, pasi qeveria e Edi Ramës nuk ka përmbushur kushtet e BE në fillim të këtij viti. Së pari, Gjykata Kushtetuese u përfshi nga një spirale konflikti mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta dhe u desh ndërhyrja e Komisionit të Venecias që qeveria të tërhiqej nga një skemë për kapjen e këtij institucioni, që çoi në vonesa të mëtejshme për fillimin e saj nga puna.

Lexo edhe: VOA: Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës për Gjykatën Kushtetuese

Kushti i dytë, ai për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore, ka qenë një tjetër dështim i paralajmëruar dhe këtu fatura shkon direkt tek kryeministri Edi Rama. Duke llogaritur se një koalicion i madh opozitar do të ishte një disfatë e sigurt për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor, duke i dhënë një goditje fatale klimës konsensuale që krijuan marrëveshjet e mëparshme me opozitën.

Lexo edhe:  Shpjegimi/ Hipokrizia e Ramës me “shurdhërinë” e BE për negociatat

Pavarësisht paralajmërimeve nga kancelaritë perëndimore dhe nga ambasadorët, kryeministri i Shqipërisë u mbrojt pas sovranitetit të vendit, duke "djegur" me ndërgjegje shanset për të ecur para në procesin e integrimit.©Lapsi.al

Lexo edhe: Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI