Flash

"Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për serbët"/ Si i përgjigjet Basha akuzave

Lapsi.al 12 November 2020
"Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për

I akuzuar prej disa ditësh se ka hetuar krimet e UÇK-së si pjesë e UMNIK në Kosovë e madje i gjendur edhe përballë një dëshmitari që pohoi me zë dhe me figurë se i ka dhënë në atë kohë një provë filmike për krimet e serbëve në Krushë, që ai e ka fshehur (video e Top Channel poshtë), Lulzim Basha i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.

Ai thekson se detyra që ka pasur nuk kishte lidhje me hetimin e krimeve të shqiptarëve, por se ka qenë  në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit.

Sipas asaj që pohoi në Ral Story Basha ka pasur tre detyra në UMNIK: Për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetit nga autoritetet e OKB tek ato të Kosovës, siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

https://youtu.be/E2Ikwf2u050

Ai hodhi poshtë edhe historinë e dëshmisë për kasetën e fshehur. "Pse do duhej të fshihja unë një video që boll të hapësh Yuu Tube dhe e gjen? Çfarë kuptimi ka të fshehësh një krim të vërtetuar dhe të provuar" ka thënë ai.

Sipas liderit të PD, ai nuk merakoset nga këto fabrikime që i janë bërë edhe dy herë të tjera para zgjedhjeve. "Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

Por, sipas Bashës i gjithë ky inskenim bëhet për një qëllim banal. Sepse "në ditën kur Hashim Thaçi dilte para gjykatës në Hagë, Rama ishte në takim të përbashkët me Vuçiçin". Dhe për të provuar antitezën e tij Basha sfidoi: "Doni të bindeni? Shikoni se si Rama që nxjer gjithçka në Tëitter e ka fshehur takimin me Vuçiçin atë ditë. Hapni rrjetet e tij sociale dhe shikoni pse u fabrikua fushata kundër mejeve. Natyrisht për të tërhequr vëmendjen".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Vetëvrasjet/ Si e prek trurin Koronavirusi

Një i moshuar i sëmurë me Covid-19 tentoi sot të merrte jetën e tij duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Covid 1 tek QSUT. Fatmirësisht 69-vjeçari R.B. i s...

20:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI