Flash

“Prison Break” duket se do të ketë një fund “të hidhur”

Lapsi.al 11 November 2020
“Prison Break” duket se do të ketë një fund

Seriali i famshëm amerikan i vitit 2005, i cili ka bërë namin në Netflix dhe në platforma të tjera, “Prison Break”, duket se do të ketë një fund “të hidhur”. Aktori kryesor në rolin e “Michael Scofield”, Wentworth Miller, nuk pranon të luajë më për asnjë sezon të ri të serialit, megjithëse fansat po presin me padurim sezonin e gjashtë. Në vitin 2017, “Prison Break” u rikthye shkurtimisht me një sezon të pestë dhe ende s’ka asnjë njoftim zyrtar për sezone të reja. Në një postim në Instagram, aktori kryesor i cili në 2013-ën pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, u shpreh ndër të tjera:

“Jo më Michael. Nëse jeni fansa të serialit, duke shpresuar për sezone shtesë … Unë e kuptoj që kjo është zhgënjyese. Më vjen keq. Nëse jeni të mërzitur dhe shqetësoheni sepse keni rënë në dashuri me një burrë të luajtur nga një homoseksual i vërtetë … Kjo është puna juaj”- ka thënë Miller.

Pra, “Michael Scofield” ka vendosur të mos përfshihet më në serial nëse do të ketë një sezon të ri, që me shumë gjasa do të jetë e pamundur pa aktorin kryesor dhe të preferuarin e publikut.

Të këshilluara

Thomas Strakosha pozitiv me Covid-19

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një herësh lojtari i skuadrës së Lacios, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirm...

10:28

Foto e Kim Kardashian çmend rrjetin

Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagra...

16:54

Lee Brice rezulton pozitiv me COVID-19

Lee Brice nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën pari rezultoi pozitiv me coronavirus. Një zëdhënës i Brice tregoi për Associated Press të dielën se ...

13:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI