Flash

Fansat të bindur, Alketa Vejsiu po kopjon veshjet e Borës

Lapsi.al 11 November 2020
Fansat të bindur, Alketa Vejsiu po kopjon veshjet e Borës

Bora Zemani ishte e ftuara e parë e “Binjakët” emisioni më i ri i dy vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj.

Ndër të tjera ajo u vendos edhe përballë Donaldit në lojën “Të bëftë mirë”, ku i drejtuan njëri-tjetrit pyetje pikante, duke zbuluar shumë detaje rreth romancës së tyre.

Mirëpo, ndër të tjera, Donaldi e pyeti partneren e tij “Më thuaj emrin e personazhit që është munduar të kopjojë firmën tënde?”

Fillimisht, moderatorja u mundua të shmangej duke thënë “S’e ka kopjuar njeri. Kush e ka kopjuar?”, teksa aktori këmbënguli sërish: “Po të ka kopjuar pra. Ti e di shumë mirë. Tregohu e sinqertë me njerëzit.”

 E pas kësaj Bora shtoi: “Gojët e liga thonë që mund të jetë dikush por unë vetë nuk di gjë, kështu që nuk po e them!”

Natyrshëm na lindi pyetja se kush mund të jetë personi në fjalë dhe ishte e udhës që të bënim “një vëzhgim” në rrjetet  sociale për të parë se ç’thonë këto “gojët e liga” që përmendi Bora.

Dhe si në llogarinë e saj të Instagramit, si në llogarinë e Donaldit, apo edhe në You Tube pamë vetëm një emër: Alketa Vejsiu, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

Nuk e dimë nëse edhe Bora e ka patur fjalën për Alketën, por të dyja kanë hedhur në treg rroba sportive me firmat përkatëse.

Nëse bëhet fjalë për kopjim apo thjesht ide të ngjashme, pasi siç thotë një fjalë e urtë “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, as këtë s’mund ta themi me siguri.

Megjithatë, Bora e hodhi një super kunjë, për të cilën duhet të presi një reagim sqarues përpara se të dalim në përfundime.

Të këshilluara

Foto e Kim Kardashian çmend rrjetin

Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagra...

16:54

Lee Brice rezulton pozitiv me COVID-19

Lee Brice nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën pari rezultoi pozitiv me coronavirus. Një zëdhënës i Brice tregoi për Associated Press të dielën se ...

13:28

Gjendet i pajetë aktori 38-vjeçar

Aktori i njohur i serialit të famshëm “Let’s stay together”, Bert Belasco, është ndarë faqtkeqësisht nga jeta.Belasco ishte vetëm 38 vjeç dhe është gjetur i paj...

13:22

Lista e filmave për festa në Netflix

Mes gjithë ankthit dhe pasigurisë që shkaktojnë lajmet dhe informacionet rreth pandemisë, filmat janë arratisja jonë e vetme për momentin. Aq më tepër tani që p...

12:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI