Flash

Dua Lipa flet për bullizmin: Njerëzit janë tallur me mua

Lapsi.al 11 November 2020
Dua Lipa flet për bullizmin: Njerëzit janë tallur me mua

Ylli i muzikës pop u bë virale në vitin 2018 me një video të performancës së saj të kërcimit që tallej vazhdimisht dhe shndërrohej në video satirike të ndryshme në internet.

Këngëtarja u tregua e hapur në lidhje me videon në fjalë gjatë një interviste të fundit për Revistën “Attitude”, ku ajo pranoi se ajo luftoi me shëndetin e saj mendor pas talljes që iu bë në internet. “Unë e kam provuar si ngacmimin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth dhe më bëri të mërzitem dhe më bëri të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë dhe më bënte të ndihesha si: ‘Mbase nuk jam menduar mirë për të qenë këtu dhe në skenë’”, zbuloi ajo.

Edhe pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma disa që dyshuan në të.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz ishin si: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, shtoi ajo. Ajo mendoi se një video satirike në internet i dha asaj një reputacion të keq, ndërsa të tjerët filluan të vinin në dyshim praninë e saj në skenë.

“Kishte kaq shumë gjëra, veçanërisht kur fillon, si një video me mua duke kërcyer dhe ata janë si: ‘Ah mirë, ajo nuk ka asnjë prani skenike’ – por ata kurrë nuk do të kishin qenë në një nga shfaqjet e mia, ata nuk më kanë parë të interpretoj’”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

“Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo gjë ngatërroi shëndetin tim mendor. E dini, unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush do të më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video’. Isha si: ‘Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, tha ajo.

Të këshilluara

Thomas Strakosha pozitiv me Covid-19

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një herësh lojtari i skuadrës së Lacios, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirm...

10:28

Foto e Kim Kardashian çmend rrjetin

Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagra...

16:54

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI