Lubonja: Topalli dhe Patozi, miopë apo në shërbim të Ramës?
Por ndryshe mendon Mero Baze i cili i është kundërvënë me një editorial tezave të Lubonjës. Ai ka vënë gishtin e fajtorit mbi Lulzim Bashën i cili në kundërshtim me çdo rregull demokratik ka përjashtuar nga hierarkia e PD-së politikanë të pakorruptuar që nuk i bindeshin atij: "Nëse Lulzim Basha do të ishte një lider demokrat, që do respektonte votën e demokratëve dhe kontributin e çdo fi gurepolitike brenda PD-së, ne nuk do kishim asnjë nga këto partitë. Patozi dhe Topalli, si dy ish- nënkryetarë të PD, nuk kanë pasur asnjë detyrë në ekzekutiv, dhe si të tillë nuk kanë pasur as shanse të ishin të korruptuar. Murrizi e Hajdari, që erdhën pas tyre në grup parlamentar, nuk janë gura pushteti të PD-së, por identitete politike brenda saj. Figura më e korruptuar e pushteti të PD-së, që ka mbyllur gjyqin me procedurë për akuzën 220 milionë euro, që ka vrarë njerëz në Bulevard si ministër i Brendshëm dhe nuk është gjykuar, dhe që ka vjedhur vota hapur duke gjetur etë votimi jashtë kutive, është Lulzim Basha" ka shkruar ai tek Tema. Pikërisht në vlimin e këtij debati Jozefina Topalli është shfaqur në "Open" për të dhënë përgjigje lidhur me të gjitha pikpyetjet dhe dilemat që kanë shoqëruar rikthimin e saj në skenën e politikës aktive. Dhe deri diku ka qenë bindëse. Së paku në tre pika kryesore.Andi Bushati:Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës
Teza kryesore e Topallit ka qenë se ajo mund të rrerzikonte monopolin e Bashës si lider i padiskutueshëm i PD-së por aspak votën opozitare. Dhe si argument për këtë ka sjellë se në vitin 2017, Partisë demokratike i munguan mbi 200 mijë vota. Pikërisht synimi i saj është të rikthejnë në qerthullin opozita këtë elektorat që nuk e gjen veten tek lideri aktual dhe nuk ka besim tek ai. Ish nënkryetarja e demokratëve e ka përligjur krijimin e një lëvizjeje të re "jo për të ndihmuar Ramën" siç e akuzojnë, por për të mbledhur ata votues të cilët opozita zyrtare nuk i ngop as me parimsinë në qëndrime, as me kompromiset që bën me oligarkët deh as me denoncimin selektiv që u bën biznesmenëve pranë Ramës. Teza e saj se kryeministri aktual nuk mund të mposhtet nga kundërshtarë të korruptuar, është një qëndrim bindës. Prandaj ajo u mundua të theksojë se në tetë vite në pushtet "nuk kam çuar në shtëpi asgjë tjetër përveç pagës time". Dhe për ta theksuar këtë ajo nënvizoi në "Open" se gjatë kohës së qeverisjes së PD nuk ka arritur të marrë as pronat që i ka lënë trashigim i ati dhe jo si politikanë të tjerë që janë pasuruar edhe përgjatë opozitës. https://youtu.be/81FwoRe0zhI Edhe për akuzën se ajo ka qenë pjesë e një kaste të vjetër politike që nuk ka se ç'risi ofron këtej e tutje, Topalli nuk ka mbetur memece. Ajo është përgjigjur se risia në politikë nuk është çështje moshe dhe se një politikan 30 vjeçar që nuk di të mbrojë parimet e tij dhe nuk i rreziston aspak tundimit për të koruptuar, është shumë më tepër mishërim i së vjetrës sesa dikush që ka treguar se di ti ruajë këto vlera megjithëse ka kohë në politikë. Pra në intervistën e saj në mbi 1 orë e 30 minuta në "Open" Jozefna Topalli ka arritur të shpalosë arsyet se pse teorikisht një forcë e re si ajo që mëton të ndërtojë ka arsye që të ekzistojë. Tani asaj i mbetet të tregojë në praktikë së pari se është në gjendje ta përmbushë këtë mision (pasi përndryshe vetëm djeg votat opozitare) dhe mbi të gjitha se qëllimi i saj final mbetet rrëzimi i pushtetit aktual, gjë që sipas saj e ka të pamundur ta bëjë Lulzim Basha. ©Lapsi.al