Flash

Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp i kërkohet të heqë dorë nga roli i radhës

Lapsi.al 10 November 2020
Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp i kërkohet të heqë

Johnny Depp është tërhequr nga roli i tij në serialin "Fantastic Beasts", pas humbjes së gjyqit në fillim të nëntorit. Një lajm të tillë aktori e bëri publik vetë përmes një posti në Instagram, ku e konfirmonte për 7.4 milionë ndjekësit e tij. Drejtuesit e Warner Bros i kanë kërkuar aktorit të tërhiqet nga roli, pas humbjes së çështjes kundër botuesit të gazetës britanike The Sun, e cila pretendon që Depp është një burrë abuziv.

"Dua t'ju bëj me dije se më është kërkuar të heq dorë nga roli im i Grindelëald  në "Fantastic Beasts" dhe unë e respektoj dhe pranoj kërkesën."- shkruan ai.  Në fund të deklaratës ylli i filmave thotë se do të apelojë për vendimin e gjykatës, duke siguruar se do t'i shkojë gjer në fund të vërtetës. "Gjykimi surreal i gjykatës britanike nuk e ndryshon luftën time për të thënë të vërtetën dhe po ju them se kam ndërmend të apelojë. Vendosmëria ime mbetet e fortë dhe do të vazhdojë të provojë që akuzat kundër meje janë false. Jeta dhe karriera ime nuk përcaktohet nga ky moment."

Depp ka luajtur në serial që prej 2016-ës, por përfshirja në akuzat e Amber Heard dhe dramat me të e  bënë të diskutueshëm pjesëmarrjen e tij.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Bert Belasco

Bert Belasco, i njohur më shumë për rolin e tij në “Let’s Stay Together”, ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare. Babai i Belascos, Bert Sr. ka thënë për TMZ ...

10:31

Publikihen detajet për Festivalin e Këngës

Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përmes një takimi të organizuar në mjediset e RTSH-me të pranishëm autorët, inter...

18:58

Beyonce, koncert virtual në 2020

Pandemia coronavirus ka krijuar mjaft probleme sa i përket industrisë muzikore. Si rezultat i saj, yjet e mëdha botërore janë të detyruar t’i ndalojnë turnet...

17:33

BTS, me katër çmime në MTV EMA

Grupi i njohur korean, BTS, kanë rrëmbyer edhe këtë herë disa çmime në evenimentin madhështor, MTV EMA. Labeli me shtatë anëtarë nga Seoul kryesoi me katër n...

17:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI