Flash

Foto e Kim Kardashian çmend rrjetin

Lapsi.al 10 November 2020
Foto e Kim Kardashian çmend rrjetin

Kim Kardashian ka bërë lëmsh gjithë rrjetin me disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale. Ylli i Kepeping Up With The Kardashians ka ndarë në Instagram disa fotografi të saj, por në to ajo shfaqet aq ndryshe sa fansat e kanë ngatërruar me motrën e saj të vogël, Kylie Jenner.Në foto Kim shfaqet e veshur me një palë reçipeta të zeza dhe pantallona të shkurtra duke pozuar pranë detit, në të njëjtin vend ku festoi 40-vjetorin e lindjes. Menjëherë pas postimit të fotove, fansat vërshuan në komente duke i vënë në dukje faktin se ajo duket shumë ndryshe dhe se ngjan me Kylie-n.

Dukesh më shumë si Kylie këtu. Oh Zot”, shkroi dikush, ndërkohë që një tjetër ju përgjigj: “Oh Zot mendova se ishte Kylie”. Një ndjekës tjetër komentoi: “Fytyra e Kim duket shumë ndryshe!”.

Kim kohët e fundit ka qenë mbështetja më e madhe e Kanye West, pas pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Reperi nuk arriti të triumfonte, duke grumbulluare në total vetëm 60 mijë vota. Pas shpalljes së rezultatit final dhe pranimit të humbjes nga ana e West, Kim përgëzoi publikisht Joe Biden për fitoren.

Të këshilluara

Lee Brice rezulton pozitiv me COVID-19

Lee Brice nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën pari rezultoi pozitiv me coronavirus. Një zëdhënës i Brice tregoi për Associated Press të dielën se ...

13:28

Gjendet i pajetë aktori 38-vjeçar

Aktori i njohur i serialit të famshëm “Let’s stay together”, Bert Belasco, është ndarë faqtkeqësisht nga jeta.Belasco ishte vetëm 38 vjeç dhe është gjetur i paj...

13:22

Lista e filmave për festa në Netflix

Mes gjithë ankthit dhe pasigurisë që shkaktojnë lajmet dhe informacionet rreth pandemisë, filmat janë arratisja jonë e vetme për momentin. Aq më tepër tani që p...

12:47

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI